EasyManua.ls Logo

LG FH2U2HDN Series - Mirëmbajtja; Pastrimi I Lavatriçes Tuaj; Pastrimi I Filtrit Të Hyrjes Të Ujit

LG FH2U2HDN Series
341 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
29
SHQIP
MIRËMBAJTJA
Hiqeni lavatriçen nga priza para se ta pastroni për
të shmangur rrezikun e goditjeve elektrike. Mos
ndjekja e këtyre paralajmërimeve mund të çojë
lëndime serioze, zjarr, goditje elektrike ose vdekje.
Asnjëherë mos përdorni lëndë kimike të forta,
pastrues gërryes ose hollues për të pastruar
lavatriçen. Ato mund të dëmtojnë lustrën.
PARALAJMËRIM
Pastrimi i Lavatriçes Tuaj
Kujdesi Pas Larjes
Pasi cikli të ketë mbaruar, fshijeni derën dhe pjesën
e brendshme të gominës të derës për të hequr
lagështinë.
Lëreni derën të hapur që të thahet pjesa e brendshme
e kazanit.
Fshijeni trupin e lavatriçes me një leckë të thatë për të
hequr lagështinë.
Pastrimi i Pjesës të Jashtme
Kujdesi i mirë i lavatriçes tuaj mund të zgjatë jetën e saj.
Dera:
Lajeni me një leckë të njomë nga jashtë dhe brenda
dhe pastaj fshijeni me një leckë të thatë e të butë.
Pjesa e Jashtme:
Fshijeni menjëherë pas çdo spërkatjeje.
Fshijeni me një leckë të njomë.
Mos e shtypni sipërfaqen ose ekranin me objekte të
mprehta.
Kujdesi dhe Pastrimi i Pjesës të
Brendshme
Përdorni një peshqir ose leckë të butë për të fshirë
rrotull hapësirës të derës të lavatriçes dhe xhamit të
derës.
Gjithmonë hiqini gjërat nga lavatriçja sapo të mbarojë
cikli. Lënia e gjërave të njoma në lavatriçe mund të
shkaktojë rrudha, kalim të ngjyrave dhe erë.
Vini në punë ciklin Pastrim Kazani njëherë në muaj
(ose më shpesh nëse është e nevojshme) për të
hequr grumbullimin e detergjentit dhe mbetjet e tjera.
Pastrimi i Filtrit të Hyrjes të Ujit
Mbylleni rubinetin nëse lavatriçja do të lihet për një
kohë të gjatë (p.sh. gjatë pushimeve), veçanërisht
nëse nuk ka shkarkim në dysheme (ulluk) pranë.
Ikona ‘
do të shfaqet në panelin e kontrollit kur nuk
hyn ujë në sirtarin e detergjentit.
Nëse uji është shumë i fortë ose përmban gjurmë të
depozitimit të kalkareve, ltri i hyrjes të ujit mund të
bllokohet. Prandaj është ide e mirë që ta pastroni me
raste.
1
Mbylleni rubinetin e ujit dhe zhvidhosni tubin e
hyrjes të ujit.
2
Pastroni ltrin duke përdorur një furçë me qime të
forta.

Table of Contents

Related product manuals