Paralajmërimet
-
Asnjëherë mos e përdorni pompën e gjirit gjatë shtatzënisë, sepse pompimi mund të nxisë lindjen e
fëmijës.
Paralajmërimet për të evituar mbytjen dhe lëndimin:
-
Kjo pompë gjiri nuk synohet për përdorim nga persona (duke përfshirë këtu fëmijët) me aftësi të
reduktuara fizike, shqisore apo mendore, apo të cilët kanë mungesë njohurish dhe përvoje.
Persona të tillë duhet ta përdorin këtë pompë gjiri vetëm nëse mbikëqyren apo nëse kanë marrë
udhëzime të përshtatshme në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për
sigurinë e tyre.
-
Mos i lini fëmijët apo kafshët shtëpiake që të luajnë me njësinë e motorit, ushqyesin apo me
materialet e paketimit, apo aksesorët.
-
Pas përdorimit dhe karikimit të plotë hiqeni gjithmonë nga priza pompën e gjirit.
Paralajmërimet për të parandaluar transmetimin e sëmundjeve ngjitëse:
-
Nëse jeni një nënë që ka qenë e infektuar me hepatit B, hepatit C ose me virusin e
imunodeficiencës humane (HIV), shtrydhja e qumështit të gjirit nuk e zvogëlon ose nuk e largon
rrezikun e transmetimit të virusit te foshnja juaj nëpërmjet qumështit të gjirit.
Paralajmërimet për të evituar elektroshokun:
-
Inspektojeni pompën e gjirit, duke përfshirë ushqyesin, për shenja dëmtimi përpara çdo përdorimi.
Mos e përdorni pompën e gjirit nëse ushqyesi apo spina është e dëmtuar, nëse nuk punon siç
duhet apo nëse është rrëzuar apo ka rënë në ujë.
-
Përdorni vetëm ushqyesin (S009AHz050yyyy) që ofrohet me këtë pompë gjiri.
-
Sigurohuni gjithmonë që ta keni të lehtë ta shkëpusni pajisjen nga rrjeti elektrik kryesor në rast
keqfunksionimi.
Paralajmërimet për të evituar kontaminimin dhe për të garantuar higjienën:
-
Për arsye higjienike, pompa e gjirit synohet vetëm për përdorim të përsëritur nga një përdorues i
vetëm.
-
Pastrojini e dezinfektojini të gjitha pjesët përpara përdorimit të parë dhe pas çdo përdorimi.
-
Mos përdorni solucione antibakteriale apo abrazive për pastrimin e pjesëve të pompës së gjirit,
pasi mund ta dëmtoni.
-
Lajini mirë duart me ujë e sapun përpara se të prekni pjesët e pompës së gjirit dhe vetë gjinjtë, për
të parandaluar kontaminimin. Evitoni prekjen e pjesës së brendshme të enëve apo të kapakëve.
Paralajmërimet për të evituar problemet me gjirin dhe thimthat, duke përfshirë dhimbjen:
-
Mos e përdorni pompën e gjirit nëse diafragma e silikonit duket të jetë e dëmtuar apo e prishur.
Shihni kreun "Porositja e aksesorëve" për informacion rreth marrjes së pjesëve të këmbimit.
-
Përdorni vetëm aksesorë dhe pjesë të rekomanduara nga Philips Avent.
-
Nuk lejohet modifikimi i pompës së gjirit. Nëse bëni diçka të tillë, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
-
Mos e përdorni kurrë pompën e gjirit nëse jeni e përgjumur apo e topitur, për të evituar mungesën
e vëmendjes gjatë përdorimit.
-
Fikeni gjithnjë pompën e gjirit përpara se ta hiqni trupit e pompës nga gjiri, për të çliruar vakuumin.
-
Nëse vakuumi është jokomod apo ju shkakton dhimbje, fikeni dhe hiqeni pompën nga gjiri.
-
Mos pomponi më shumë se pesë minuta çdo herë, nëse nuk ia dilni të shtrydhni qumësht nga gjiri.
Provoni të shtrydhni qumështin në një kohë tjetër gjatë ditës.
-
Nëse procesi bëhet tejet jokomod apo i dhimbshëm, ndërpriteni përdorimin e pompës dhe
konsultohuni me mjekun.
82
Shqip