EasyManua.ls Logo

Philips AVENT SCF430 - Page 156

Philips AVENT SCF430
252 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Pastrimi dhe dezinfektimi
Hapi 1: Zbërthimi
Çmontoni plotësisht pompën e gjirit dhe shishen. Gjithashtu, hiqni valvulën e
bardhë nga pompa e gjirit.
Hapi 2: Pastrimi
Pjesët mund të pastrohen manualisht ose në enëlarëse.
Paralajmërim: Mos përdorni solucione antibakteriale apo abrazive
për pastrimin e pjesëve të pompës së gjirit, pasi mund ta dëmtoni.
Hapi 2A: Pastrimi manual
1 Shpëlani të gjitha pjesët nën ujë të vakët rubineti.
2 Njomini të gjitha pjesët për 5 minuta në ujë të ngrohtë me pak lëng delikat
enëlarës.
3 Pastrojini të gjitha pjesët me furçë pastrimi.
4 Shpëlajini të gjitha pjesët nën ujë të ftohtë e të kthjellët rubineti.
5 Lërini të gjitha pjesët të thahen në ambient mbi një pecetë të pastër apo skarë
tharëse.
Hapi 2B: Pastrimi në enëlarëse
Shënim: Ngjyruesit e ushqimeve mund t'i çngjyrosin pjesët.
1 Vendosini të gjitha pjesët në katin e sipërm të enëlarëses.
2 Vendosni lëngun enëlarës apo tabletën në pajisje dhe ekzekutoni ciklin standard.
3 Lërini të gjitha pjesët të thahen në ambient mbi një pecetë të pastër apo skarë
tharëse.
Hapi 3: Dezinfektimi
Kujdes: Gjatë dezinfektimit me ujë të vluar, evitoni kontaktin e
shishes ose të pjesëve të tjera me anët e tenxheres. Ky kontakt mund të
shkaktojë deformim të pakthyeshëm të produktit ose dëmtim që nuk
është përgjegjësi e Philips.
1 Mbushni një tenxhere me ujë të mjaftueshëm sa të mbulohen të gjitha pjesët
dhe vendosini ato në tenxhere. Lëreni ujin të ziejë për 5 minuta. Sigurohuni që
pjesët të mos prekin anët e tenxheres.
156 Shqip

Related product manuals