EasyManua.ls Logo

Philips HD9395 - Page 111

Philips HD9395
202 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
111
Shqip
1 Kapaku i ibrikut
2 Çelësi i ndezjes
3 Me korrent
4 Foleja e mbajtjes së kordonit
E rëndësishme
Paralajmërim
-
Evitoni derdhjen mbi bashkues.
-
Mos e përdorni këtë ibrik për qëllime të tjera përveç përdorimit të parashikuar
të tij, për të evituar lëndimin e mundshëm.
-
Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik, bazamenti ose vetë
ibriku është i dëmtuar. Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet
ndërruar nga "Philips", nga një pikë servisi e autorizuar nga "Philips" ose nga
persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore apo mendore, apo që kanë
mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse u kushtohet mbikëqyrja e duhur
apo u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes, si dhe nëse
kuptojnë rreziqet e përfshira. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nën
mbikëqyrje. Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të arrihet
nga fëmijët nën 8 vjeç.
-
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
-
Mbani kordonin elektrik, bazamentin dhe ibrikun larg nga sipërfaqet e
nxehta.
-
Mos e vendosni pajisjen mbi një sipërfaqe të rrethuar (p.sh. tabaka për
servirje), sepse kjo mund të bëjë që nën pajisje të grumbullohet ujë duke çuar
në një situatë të rrezikshme.
-
Hiqni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet përpara se ta pastroni. Mos e
zhytni ibrikun ose bazamentin e tij në ujë apo në lëngje të tjera. Pastrojeni
pajisjen vetëm me një leckë të lagësht dhe me agjent pastrues të butë.
-
Ibriku nuk duhet përdorur për gatimin e makaronave, sepse vaji mund të bëjë
që treguesi i nivelit të ujit të çahet.
-
Kujdes
-
Mos lejoni që lecka e lagur të bjerë në kontakt me kordonin, spinën dhe
lidhësin e bazës.
-
Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara.

Table of Contents

Related product manuals