EasyManua.ls Logo

Philips HD9395 - Page 112

Philips HD9395
202 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
112
Shqip
-
Përdoreni ibrikun vetëm në kombinim me bazamentin origjinal.
-
Ibriku është parashikuar vetëm për nxehjen dhe zierjen e ujit.
-
Asnjëherë mos e mbushni ibrikun përtej treguesit të nivelit maksimal. Nëse
ibriku mbushet më shumë, uji që vlon mund të derdhet nga gryka e zbrazjes
dhe të shkaktojë djegie.
-
Bëni kujdes: pjesa e jashtme e ibrikut dhe uji brenda tij janë të nxehta gjatë
përdorimit dhe për pak kohë pas përdorimit. Ngrijeni ibrikun vetëm duke e
kapur nga doreza. Gjithashtu, bëni kujdes për avullin e nxehtë që del nga
ibriku.
-
Pajisja është menduar për përdorim familjar dhe përdorime të ngjashme, si
p.sh. në shtëpitë në fshat, në ambiente të llojit bujtina, në ambientet e
kuzhinës së stafit në dyqane, në zyra dhe ambiente të tjera pune, si dhe nga
klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi.
Mbrojtja ndaj zierjes pa ujë
Ky ibrik është i pajisur me mbrojtja ndaj zierjes pa ujë: ai fiket nëse e ndizni
aksidentalisht pa ujë brenda ose me nivel uji të pamjaftueshëm. Lëreni ibrikun të
ftohet për 10 minuta dhe më pas ngrijeni ibrikun nga bazamenti. Pas kësaj,
ibriku është përsëri gati për përdorim.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje "Philips" pajtohet me standardet në lidhje me fushat
elektromagnetike (EMF).
Riciklimi
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale
të shtëpisë (2012/19/BE).
Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe
elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj
mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Përveç nëse përcaktohet ndryshe, i gjithë materiali i paketimit në kuti është prej
letre të ricikluar; shikoni markimin PAP në kuti.
Garancia dhe mbështetja
Versuni ofron një garanci dyvjeçare pas blerjes për këtë produkt. Kjo garanci nuk
vlen nëse defekti ndodh për shkak përdorimi të gabuar apo mosmirëmbajtjeje.
Garancia jonë nuk prek të drejtat tuaja sipas ligjit si konsumator. Për më shumë
informacion ose për të përdorur garancinë, vizitoni faqen tonë të internetit
www.philips.com/support.
Përpara përdorimit të parë
Pastroni pjesën e brendshme të ibrikut me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë
përpara përdorimit të parë.

Table of Contents

Related product manuals