- Gjithmonë kryeni lëvizje të lehta dhe të buta
dhe sigurohuni që sipërfaqja e krehrit të
qëndrojë në kontakt me lëkurën.
- Kur grumbullohen shumë qime në pajisje,
largoni qimet përpara përdorimit duke i fryrë,
për rezultatet më të mira të prerjes.
Krehrat e trupit
Vendosni një krehër trupi te makina e shkurtimit të
qimeve me madhësi të plotë për të shkurtuar
qimet poshtë vijës së gushës. Pajisja shoqërohet
me 2 krehra trupi. Opsionet e gjatësisë së qimes
tregohen te krehrat. Opsionet përkojnë me
gjatësinë e mbetur të qimes pas prerjes.
Krehër inç mm
Krehër trupi (i gjelbër) 1/8 inç 3 mm
Krehër trupi (i gjelbër) 3/16 inç 5 mm
1 Vendosni një krehër trupi te makina e shkurtimit
të qimeve me madhësi të plotë.
2 Për të shkurtuar në mënyrë sa më efektive,
tërhiqeni lëkurën me dorën tuaj të lirë dhe
lëvizni krehrin kundër drejtimit të rritjes së
qimeve. Sigurohuni që sipërfaqja e krehrit të
qëndrojë gjithmonë në kontakt me lëkurën.
Makinë rroje për trupin
Vendosni makinën e rrojës në pajisje, për të rrojtur
qimet poshtë vijës së gushës si në sqetulla dhe
gjoks. Përdoreni makinën e rrojës për trupin vetëm
me mbrojtësin e lëkurës.
1 Vendoseni makinën e rrojës për trupin në
pajisje.
188
Shqip