3 Për të konturuar pjesën e qafës ose basetat,
rrotulloni pajisjen dhe bëni prekje të lehta me
drejtim poshtë.
4 Zhvendoseni pajisjen ngadalë dhe me kujdes
duke ndjekur vijën natyrale të qimeve.
Krehër i rregullt qimesh
Vendosni një krehër të rregullt te makina e
shkurtimit me madhësi të plotë për të prerë në
mënyrë të njëtrajtshme flokët në kokë. Pajisja
shoqërohet me 3 krehra qimesh. Opsionet e
gjatësisë së qimes tregohen te krehrat. Opsionet
përkojnë me gjatësinë e mbetur të qimes pas
prerjes.
Krehër inç mm
Krehër qimesh 3/8 inç 9 mm
Krehër qimesh 15/32 inç 12 mm
Krehër qimesh 21/32 inç 16 mm
1 Vendosni një krehër te makina e shkurtimit të
qimeve me madhësi të plotë.
2 Lëvizni makinën e shkurtimit ngadalë sipër
kurorës nga drejtime të ndryshme për të marrë
një rezultat të njëtrajtshëm. Sigurohuni që
sipërfaqja e krehrit të qëndrojë gjithmonë në
kontakt me lëkurën.
-
Lëvizeni gjithmonë makinën e shkurtimit në
drejtim të kundërt të rritjes së qimeve.
Shtypeni lehtë.
-
Bëni disa kalime në të njëjtin vend në kokë
për t'u siguruar që floku që duhej prerë është
prerë.
191
Shqip