19
SHQIP
SUGJERIME SPECIFIKE
SHKRIRJA E GJALPIT
Vendosni 50 g gjalpë në një pjatë të vogël e të thellë prej qelqi. Mbulojeni me kapak plastik.
Nxeheni për 30-40 sekonda duke përdorur 750 W, derisa gjalpi të shkrijë.
SHKRIRJA E ÇOKOLLATËS
Vendosni 100 g çokollatë në një pjatë të vogël e të thellë prej qelqi.
Nxeheni për 3-5 minuta, duke përdorur 450 W, derisa çokollata të shkrijë.
Trazojeni një ose dy herë gjatë shkrirjes. Përdorni doreza gatimi kur ta nxirrni jashtë!
SHKRIRJA E MJALTIT TË KRISTALIZUAR
Vendosni 20 g mjaltë të kristalizuar në një pjatë të vogël e të thellë prej qelqi.
Nxeheni për 20-30 sekonda duke përdorur 300 W, derisa mjalti të shkrijë.
SHKRIRJA E XHELATINËS
Përgatitni shtresa xhelatine (10 g) për 5 minuta në ujë të ftohtë.
Vendoseni xhelatinën e kulluar në një tas të vogël pireks, prej qelqi.
Nxeheni për 1 minutë duke përdorur 300 W.
Trazojeni pasi të ketë shkrirë.
GATIMI I SHTRESËS/VESHJES (PËR KEKË DHE PËR ËMBËLSIRA)
Përzieni shtresën (afërsisht 14 g) me 40 g sheqer dhe me 250 ml ujë të ftohtë.
Gatuajeni të pambuluar në një taks pireks prej qelqi për 3½ deri në 4½ minuta duke
përdorur 750 W, derisa shtresën/veshja me akull të jetë transparente. Trazojeni dy herë
gjatë gatimit.
GATIMI I REÇELIT
Vendosni 600 g fruta (për shembull, fruta pylli të përziera) në një tas pireks, prej qelqi me
madhësi të përshtatshme dhe me kapak. Shtoni 300 g sheqer për konservim dhe trazojeni
mirë
Gatuajeni të mbuluar për 10-12 minuta duke përdorur 750 W.
Trazojeni disa herë gjatë gatimit. Hidheni drejtpërdrejt në enë të vogla prej qelqi, të vulosur
me kapakë. Lërini me kapak për 5 minuta.
GATIMI I BUDINGUT
Përziejeni miellin e budingut me sheqer dhe qumësht (500 ml) duke zbatuar udhëzimet e
prodhuesve dhe trazojeni mirë. Përdorni një tas qelqi pireks me madhësi të përshtatshme
dhe me kapak. Gatuajeni të mbuluar për 6½ deri 7½ minuta duke përdorur 750 W.
Trazojeni mirë disa herë gjatë gatimit.
SKUQJA E FETAVE TË BAJAMEVE
Shpërndani në mënyrë të njëtrajtshme 30 g bajame të copëtuara, në një pjatë qeramike me
madhësi mesatare.
Trazojeni disa herë gjatë skuqjes për 3½ deri 4½ minuta duke përdorur 600 W.
Lëreni të qëndrojë për 2-3 minuta në furrë. Përdorni doreza gatimi kur ta nxirrni jashtë!
Ushqimi i freskët Racioni Regjimi i
gatimit
Koha për
anën e 1-rë
(min.)
Koha për
anën e 2-të
(min.)
Udhëzimet
Patate të pjekura 500 g 450 W +
Skarë
10-12 - Pritini patatet në gjysma
dhe vendosini në skarë në
formë rrethi, me anën e
prerë nga skara. Lyeni anët
e prera me vaj ulliri dhe
me erëza. Pas pjekjes në
skarë, lërini të qëndrojnë
për 3 minuta.
Makarona të ngrira 400 g 600 W +
Skarë
16-18 - Vendosini makaronat e
ngrira (-18 °C), p.sh.,
lazanjat ose tortelinit në një
pjatë pireks prej qelqi me
madhësi të përshtatshme
dhe vendoseni në skarë.
Tavë peshku e
ngrirë
400 g 450 W +
Skarë
20-22 - Vendoseni tavën e ngrirë
të peshkut (-18 °C) në një
pjatë pireks prej qelqi me
madhësi të përshtatshme
dhe vendoseni në skarë.
Porcione pice të
ngrira
250 g
(8 copë)
300 W +
Skarë
10-12 - Vendosini porcionet e
ngrira të picës (-18 °C) ose
mini picat në formë rrethi
në skarë.
Kek streusel i
ngrirë
200-250 g
(1-2 copë)
300 W +
Skarë
4-6 - Vendosini copat e kekut
të ngrirë (-18 °C) pranë
njëra-tjetrës në skarë.
Pas shkrirjes, lërini të
qëndrojnë për 5 minuta.
GE71A-BOL_DE68-04050C_SQ.indd 19 2011-09-06 10:34:04