EasyManua.ls Logo

Samsung WD80J5 - Page 839

Samsung WD80J5
960 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Shqip 7
Informacioni i sigurisë
Paralajmërime të rëndësishme të instalimit
PARALAJMËRIM
Instalimi i kësaj pajisjeje duhet bërë nga një teknik i kualikuar ose një kompani
shërbimesh.
• Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me
produktin ose lëndim.
Kjo pajisje është e rëndë, prandaj bëni kujdes kur e ngrini atë.
Futni kordonin elektrik në një prizë AC 220-240 V / 50 Hz ose më të madhe dhe përdoreni
prizën vetëm për këtë pajisje. Mos përdorni kurrë një kabllo zgjatës.
• Përdorimi i një prize në mur së bashku me pajisje të tjera duke përdorur një zgjatuese
ose duke zgjatur kordonin elektrik mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Sigurohuni që tensioni i korrentit, frekuenca dhe rryma të jenë të njëjta me ato të
specikimeve të produktit. Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet
goditje elektrike ose zjarr. Vendoseni mirë spinën në prizën e murit.
Fshini rregullisht të gjitha substancat e tilla si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së
korrentit dhe pikat e kontaktit duke përdorur një cohë të thatë.
• Hiqni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një leckë të thatë.
• Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
• Futeni spinën e korrentit te priza në mur në mënyrë që kordoni të shtrihet përgjatë
dyshemesë.
Nëse e fusni spinën e korrentit në prizë në drejtimin e kundërt, telat elektrikë brenda
kabllos mund të dëmtohen dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg nga fëmijët sepse mund të jenë të rrezikshme.
• Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokën e tij, kjo mund të shkaktojë mbytje.
Kur pajisja, spina e korrentit ose kordoni elektrik dëmtohen, kontaktoni qendrën më të
afërt të shërbimit.
Kjo pajisje duhet tokëzuar siç duhet.
Mos e togëzoni pajisjen tek tubat e gazit, tubat plastikë të ujit, ose tek linja e telefonit.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.
• Mos e futni kurrë kordonin elektrik në një prizë që nuk është e tokëzuar si duhet dhe
sigurohuni që ajo të jetë në përputhje me rregulloret lokale dhe kombëtare.
Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi ose ndonjë materiali të ndezshëm.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me lagështi, me vaj ose me pluhur ose në
dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose në ujë (pika shiu).
Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me temperaturë të ulët.
WD80J5430AW_03588L-05_SQ.indd 7 2015/12/18 14:52:42

Table of Contents

Related product manuals