EasyManuals Logo

Stihl RM 253 T User Manual

Stihl RM 253 T
476 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Page #309 background imageLoading...
Page #309 background image
nën mbikëqyrje ose sipas udhëzimeve
të një personi përgjegjës.
Përdoruesi duhet të njohë dhe të
vlerësojë rreziqet e korrëses së barit.
Përdoruesi të jetë i vetëdijshëm se
mban përgjegjësinë për aksidente dhe
dëmtime të mundshme.
Përdoruesi të jetë në moshë
përgjegjësie ligjore ose të jetë i trajnuar
në përputhje me rregulloret shtetërore i
mbikëqyrur në profesion përkatës.
Përdoruesi të ketë marrë udhëzime nga
shitësi i STIHL ose një person i
kualifikuar përpara se të nisë punën për
herë të parë me korrësen e barit.
Përdoruesi të mos jetë nën ndikimin e
alkoolit, mjekimeve apo drogave.
Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.4 Veshjet dhe pajimet
PARALAJMËRIM
Gjatë punës mund të hidhen sende me
shpejtësi të lartë. Përdoruesi mund të
lëndohet.
Vishni pantallona të gjata prej materiali
rezistent.
Gjatë punës krijohet zhurmë. Zhurma mund
t'ju dëmtojë dëgjimin.
Mbani një mbrojtëse veshësh.
Gjatë punës mund të ngrihet pluhur. Thithja e
pluhurit mund të jetë e dëmshme për
shëndetin dhe të shkaktojë reaksione
alergjike.
Nëse ka pluhur: Mbani maskë kundër
pluhurit.
Veshjet e papërshtatshme mund të ngecin
nëpër pemë, shkurre dhe korrësen e barit.
Përdoruesit pa veshjen e duhur mund të
pësojnë lëndime të rënda.
Vishni rroba të ngushta që rrinë pas trupit.
Hiqini shallet dhe varëset.
Gjatë pastrimit, mirëmbajtjes apo bartjes
përdoruesi mund të bjerë në kontakt me
thikën. Përdoruesi mund të lëndohet.
Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
Mbani këpucë që i rezistojnë konsumimit,
me qafë dhe me shollë që nuk rrëshqet.
Nëse përdoruesi mban këpucë të
papërshtatshme, mund të rrëshqasë.
Përdoruesi mund të lëndohet.
Gjatë mprehjes së thikave mund të kërcejnë
grimca materiali. Përdoruesi mund të
lëndohet.
Mbani syze të ngushta mbrojtëse. Syzet e
përshtatshme mbrojtëse testohen sipas
standardit EN 166 ose normave shtetërore
dhe ofrohen në treg me shënimin përkatës.
Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
4.5 Vendi i punës dhe rrethinat
PARALAJMËRIM
Personat e painteresuar, fëmijët dhe kafshët
mund të mos i kuptojnë rreziqet e korrëses së
barit dhe të sendeve të flakura dhe mund të
mos i marrin parasysh. Personat e
painteresuar, fëmijët dhe kafshët mund të
lëndohen rëndë dhe mund të ndodhin
dëmtime të pronës.
Mbajini personat e painteresuar,
fëmijët dhe kafshët larg terrenit të
punës.
Mbajeni larg objekteve.
Mos e lini korrësen e barit pa mbikëqyrje.
Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me
korrësen e barit.
Kur është në punë motori, nga marmita dalin
gaze të nxehta shkarkimi. Gazet e nxehta të
shkarkimit mund të ndezin materialet tepër të
ndezshme dhe të shkaktojnë zjarre.
Mbajeni rrymën e ajrit të shkarkuar larg
materialeve tepër të ndezshme.
4.6 Gjendja e rregullt e sigurisë
4.6.1 Korrësja e barit
Korrësja e barit është në gjendje të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
Korrësja e barit është e padëmtuar.
Nuk ka rrjedhje benzine nga korrësja e barit.
Kapaku i serbatorit është i mbyllur.
Nuk ka rrjedhje vaji motori nga korrësja e barit.
Kapaku i vajit të motorit është i mbyllur.
Korrësja e barit është e pastër.
Komandat funksionojnë dhe janë të
pandryshuara.
Nëse është kositur dhe bari i prerë duhet
mbledhur në shportën e barit: Shporta për
mbledhjen e barit është vendosur saktë.
Nëse është kositur dhe bari i prerë duhet
shkarkuar nga mbrapa: Shporta për mbledhjen
e barit është varur për jashtë dhe kapaku i
daljes është i mbyllur.
Thika është e montuar siç duhet.
Janë montuar aksesorë origjinalë të STIHL për
këtë korrëse bari.
Aksesorët janë të instaluar siç duhet.
Mekanizmat me sustë nuk janë të dëmtuar
dhe funksionojnë.
4 Udhëzime sigurie Shqip
0478-111-9848-B 309

Table of Contents

Questions and Answers:

Question and Answer IconNeed help?

Do you have a question about the Stihl RM 253 T and is the answer not in the manual?

Stihl RM 253 T Specifications

General IconGeneral
BrandStihl
ModelRM 253 T
CategoryLawn Mower
LanguageEnglish

Related product manuals