EasyManua.ls Logo

AEG BSE798380B - Page 12

AEG BSE798380B
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
5.3 Lidhja me valë
Për të lidhur pajisjen ju nevojitet:
Rrjet me valë me lidhje në internet.
Pajisje portative e lidhur në të njëjtin rrjet me valë.
Hapi 1 Për të shkarkuar My AEG Kitchen aplikacionin: Skanoni kodin QR në pllakën specifikimeve me
kamerën në pajisjen tuaj celulare për t'u drejtuar te Faqja kryesore e AEG. Pllaka e specifikimeve
është në kornizën e përparme të brendësisë së pajisjes. Gjithashtu mund ta shkarkoni aplikacionin
direkt nga dyqani i aplikacioneve.
Hapi 2 Ndiqni udhëzimet për t’u futur tek aplikacioni.
Hapi 3 Ndizni pajisjen.
Hapi 4
Shtypni: . Zgjidhni: Cilësimet / Lidhjet.
Hapi 5
- rrëshqiteni ose shtypeni për të ndezur: Wi-Fi.
Hapi 6 Moduli me valë i pajisjes fillon brenda 90 sekondave.
Frekuenca 2,4 GHz WLAN
2400 - 2483,5 MHz
Protokolli IEEE 802.11b DSSS, 802.11g/n OFDM
Fuqia maksimale EIRP < 20 dBm (100 mW)
Moduli Wi-Fi NIUS-50
5.4 Licencat e softuerit
Softueri në këtë produkt përmban përbërës
që bazohen në softuerë falas dhe me burim
të hapur. AEG me mirënjohje i pranon
kontributet e softuerëve të hapur dhe të
komuniteteve të robotikës në projektin e
zhvillimit.
Për të hapur kodin burimor të këtyre
përbërësve të softuerëve falas dhe me burim
të hapur, kushtet e licencës së të cilave
duhen publikuar, dhe për të parë
informacionin e tyre të plotë për të drejtat e
autorit dhe kushtet e zbatueshme të licencës,
shkoni te: http://
aeg.opensoftwarerepository.com (dosja
NIUS).
5.5 Ngrohja paraprake fillestare
Ngroheni paraprakisht furrën bosh përpara
përdorimit të parë.
Hapi 1 Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen nga furra.
Hapi 2
Vendosni temperaturën maksimale për funksionin: .
Lëreni furrën të punojë për 1 orë.
Hapi 3
Vendosni temperaturën maksimale për funksionin: .
Lëreni furrën të punojë për 15 minuta.
Furra mund të nxjerrë erë të keqe dhe tym gjatë ngrohjes paraprake. Sigurohuni që dhoma të jetë e ajrosur
mirë.
12 SHQIP

Table of Contents

Related product manuals