EasyManua.ls Logo

Bosch Climate 2000 - Caktimi I Funksionit Të Lëvizjes; Caktimi I Modalitetit Kryesor Të Punës; Funksione Të Tjera; Konfigurimi I Kohëmatësit

Bosch Climate 2000
172 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Përdorimi
135
Climate 2000 – 6721852026 (2023/05)
tab. 177 Simbolet në ekran
3.3 Përdorimi i telekomandës
Rrezja e sinjalit është 8 m. Objektet që ndodhen midis apo që përdorin
llamba të caktuara fluoreshente në të njëjtën hapësirë mund të ndikojnë
në transmetimin e sinjalit.
Drejtojeni telekomandën në dritaren marrëse të sinjalit të pajisjes
dhe shtypni tastin e dëshiruar.
Pajisja bën një bip kur merr një sinjal.
KËSHILLË
Funksionimi i duhur i telekomandës mund të pamundësohet
përfundimisht.
Mos e ekspozoni telekomandën në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Mos e lini telekomandën pranë një ngrohësi.
Mbrojeni telekomandën nga lagështia dhe goditjet.
3.4 Caktimi i modalitetit kryesor të punës
Ndezja/fikja e pajisjes
Shtypni butonin K, për ta ndezur apo fikur pajisjen.
Pajisja fillon në modalitetin e caktuar të punës.
Cilësimet mund të bëhen edhe kur është e fikur. Pajisja i ruan cilësimet
edhe nëse shkëputet korrenti.
Modaliteti automatik
Në modalitetin automatik njësia kalon automatikisht mes modalitetit të
ngrohjes dhe të ftohjes për të ruajtur temperaturën e dëshiruar.
Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet në ekran.
Rregulloni temperaturën e dëshiruar me butonat . dhe /.
Në modalitetin automatik niveli i ventilatorit nuk mund të caktohet.
Modaliteti i ftohjes
Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet në ekran.
Shtypni tastin derisa të arrihet shpejtësia e dëshiruar e
ventilatorit.
Rregulloni temperaturën e dëshiruar me butonat . dhe /.
Modaliteti i ventilatorit
Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet në ekran.
Shtypni tastin derisa të arrihet niveli i dëshiruar i ventilatorit. Për
kontrollin automatik mund të zgjidhni AUTO.
Në modalitetin e ventilatorit temperatura nuk mund të caktohet apo
shfaqet.
Modaliteti i heqjes së lagështisë
Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet në ekran.
Rregulloni temperaturën e dëshiruar me butonat . dhe /.
Në modalitetin e heqjes së lagështisë, niveli i ventilatorit nuk mund të
rregullohet.
Funk. ngroh.
▶Shtypni Mode derisa të shfaqet në ekran.
Rregulloni temperaturën e dëshiruar me butonat . dhe /.
Shtypni tastin derisa të arrihet shpejtësia e dëshiruar e
ventilatorit.
Në temperatura shumë të ulëta të jashtme kapaciteti i ngrohjes i sistemit
të kondicionerit mund të mos jetë i mjaftueshëm. Ne rekomandojmë të
shtoni më shumë gjeneratorë ngrohjeje.
3.5 Konfigurimi i kohëmatësit
Kohëmatësit e ndezjes dhe të fikjes mund të caktohen nga 0 në 24 orë,
për 10 orët e para me rritje 30-minutëshe, pastaj me rritje 1-orëshe.
Caktimi në 0 orë e ndalon kohëmatësin.
Caktimi i kohëmatësit të ndezjes
Shtypni butonin derisa të shfaqet simboli .
Shtypni butonin . ose / për të caktuar kohën e dëshiruar.
Konfigurimi zbatohet pas një kohe të shkurtër.
Caktimi i kohëmatësit të fikjes
Shtypni butonin derisa të shfaqet simboli .
Shtypni butonin . ose / për të caktuar kohën e dëshiruar.
Konfigurimi zbatohet pas një kohe të shkurtër.
Anulimi i kohëmatësit
Përdorni butonin për të zgjedhur kohëmatësin e duhur.
Caktoni 0.0 orë.
Kohëmatësi ndalon pas një kohe të shkurtër.
Kombinimi i kohëmatësve
Dy kohëmatës mund të caktohen në të njëjtën kohë. Secili kohëmatës
mund të programohet për t'u aktivizuar përpara tjetrit.
Caktoni kohëmatësin e ndezjes dhe të fikjes.
Cilësimet kombinohen automatikisht.
tab. 178 Shembull
Kohëmatësi i ndezjes dhe i fikjes nuk mund të programohet për vënien në
punë të pajisjes në temperatura të ndryshme apo cilësime të tjera.
3.6 Funksione të tjera
3.6.1 Caktimi i funksionit të lëvizjes
KËSHILLË
Nëse fletët e lëvizjes së ajrit qëndrojnë në pozicionin më të ulët gjatë
modalitetit të ftohjes për një periudhë të gjatë kohe, mund ketë rrjedhje
kondensati. Rregullimi manual vertikal i fletëve të lëvizjes së ajrit mund të
shkaktojë interferencë.
Për të rregulluar vertikalisht fletët e lëvizjes së ajrit përdorni vetëm
telekomandën.
4 Infografik: Funksioni i rrotullimit automatik vertikal
aktiv. (lart/poshtë).
Infografik: Ftohja/ngrohja e shpejtë është aktive.
Poz. Simboli Shpjegim
Ora aktuale Ora 13:00
Caktimi i kohëmatësit të ndezjes 4,0 h
Caktimi i kohëmatësit të fikjes 8,5 h
Koha e ndezjes Ora 17:00
Koha e fikjes Ora 21:30

Table of Contents

Related product manuals