EasyManua.ls Logo

Bosch Climate 2000 - 3.6.10 Funksionet E Avancuara Të Punës; Ftohje;Ngrohje E Përshpejtuar; Funksioni I Shkurtores; Kyçja E Tasteve

Bosch Climate 2000
172 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Përdorimi
Climate 2000 – 6721852026 (2023/05)
136
Lëvizja horizontale (majtas/djathtas)
Pozicioni horizontal duhet caktuar me dorë.
Fikni njësinë e brendshme dhe ndërpirsni korrentin.
Palosni për lart pllakën drejtuese të ajrit ( figura 2).
Lëvizini fletët e ajrit horizontalisht me dorë në pozicionin e dëshiruar.
Kthejeni pllakën drejtuese të ajrit në pozicionin e vet fillestar.
Lëvizja automatike vertikale (lart/poshtë)
Shtypni e mbani butonin Swing për mbi 2 sekonda, për të aktivizuar
lëvizjen automatike vertikale.
Telekomanda tregon simbolin .
Për të ndaluar lëvizjen automatike vertikale: shtypni sërish butonin
Swing.
Pozicioni i pastrimit
Për pastrim më të thjeshtë, fletët e lëvizjes së ajrit mund të vendosen në
një pozicion të posaçëm (në varësi të modelit).
Kur fiket pajisja, shtypni e mbani njëherësh për një sekondë butonin
Mode dhe Swing.
Për të dalë nga pozicioni i pastrimit: shtypini e mbajini sërish të dy
butonat.
3.6.2 Çelësi i ekranit dhe i sinjalizuesit të alarmit (Mute Mode)
Për ta ndezur apo fikur ekranin në njësinë e brendshme dhe
sinjalizuesin e alarmit: Shtypni tastin LED.
Për të shfaqur temperaturën aktuale të ambientit: mbani butonin LED
për 5 sekonda.
Për të shfaqur temperaturën e caktuar: Mbani shtypur për 5 sekonda
të tjera tastin LED.
3.6.3 Ulja e zhurmës (Silent Mode)
Ky funksion ul zhurmën e njësisë së brendshme dhe të jashtme gjatë
funksionimit. Është veçanërisht i dobishëm nëse nuk doni të shqetësoni
fqinjët gjatë natës.
Gjatë funksionimit shtypni butonin për 2 sekonda.
Për të ndaluar funksionin:
Shtypni sërish butonin për 2 sekonda.
-ose-
Shtypni butonin K, butonin Mode, butonin Turbo ose butonin
Clean.
Për shkak të funksionimit me frekuencë të ulët të kompresorit, fuqia e
ftohjes/ngrohjes mund të mos arrihet gjatë funksionimit të qetë të
njësisë së jashtme.
3.6.4 Funksioni i shkurtores
Njësia e brendshme mban mend cilësimet aktuale dhe të mëparshme, si
p.sh. modalitetin e punës. temperaturën dhe nivelin e ventilatorit.
Funksioni i shkurtores mund të ndërrojë midis cilësimit të mëparshëm
dhe atij aktual.
Shtypni butonin për të kaluar në cilësimin e mëparshëm.
Shtypni dhe mbani butonin më shumë se dy sekonda për të
kaluar në cilësimin aktual.
3.6.5 Ftohje/ngrohje e përshpejtuar
Kur ftohni/ngrohni shpejt njësia e jashtme punon në fuqi maksimale për
ta ngrohur ose ftohur shpejt ambientin.
Ftohja e shpejtë: aktivizoni modalitetin e ftohjes dhe shtypni butonin
Turbo.
Ngrohja e shpejtë: aktivizoni modalitetin e ngrohjes dhe shtypni
butonin Turbo.
Për të ndaluar funksionin:
Shtypni sërish butonin Turbo.
3.6.6 Vetëpastrimi
Pajisja ka një funksion për vetëpastrimin e avulluesit. Vetëpastrimi ngrin
pluhurin, mykun dhe yndyrën. Në vijim çdo gjë shkrihet dhe thahet
shpejt me ajër të nxehtë.
Për të aktivizuar vetëpastrimin: shtypni tastin Clean.
Gjatë vetëpastrimit, ekrani i njësisë së brendshme tregon CL. Pas 20
deri në 45 minutash vetëpastrimi mbaron automatikisht.
3.6.7 Mbrojtja ndaj ngricës (8 °C Heating)
Mund të aktivizohet kundërngrirja për ta mbajtur temperaturën e
ambientit së paku 8 °C.
No modalitetin e ngrohjes 2x shtypni brenda 1 sekonde butonin /.
Pajisja qëndron fikur derisa temperatura të bjerë nën 8 °C.
Për të ndaluar funksionin:
Shtypni butonin K, butonin Mode, butonin Turbo ose butonin
Clean.
3.6.8 Puna e natës
Ky funksion përdoret për kursimin e energjisë gjatë periudhave të
pushimit. Pas një ore, pajisja ngroh ose ftoh më pak. Për këtë qëllim
temperatura ndryshohet me 1 °C. Pas dy orësh, temperatura e caktuar
ndryshon edhe me 1 °C. Në vijim qëndron në temperaturën e re.
Zgjidhni funksionin me tastin Set dhe tastet . ose /.
Funksioni nuk ofrohet në modalitetin e heqjes së lagështisë dhe të
ventilatorit.
3.6.9 Kyçja e tasteve
Bllokimi i butonave mund të përdoret për bllokimin e butonave të
telekomandës.
Për të aktivizuar/çaktivizuar bllokimin e butonave: shtypni njëherësh
butonat Clean dhe Turbo për 5 sekonda.
Kur është aktiv bllokimi i butonave, ekrani tregon simbolin .
3.6.10 Funksionet e avancuara të punës
▶Shtypni tastin Set.
Zgjidhni funksionin me tastin Set ose tastet ., /.
= funksioni i ndjekjes së personit
Konfirmoni zgjedhjen me tastin OK.
Për të ndaluar funksionin:
Përsëritni hapat nga më lart.
Funksioni i ndjekjes së personit (Follow Me)
Ky funksion aktivizon telekomandën në pikën aktuale për të matur
temperaturën me interval 3 minutash. Njësia e brendshme tani
komandohet në bazë të këtyre matjeve.
Funksioni ofrohet vetëm në modalitetin e ftohjes, ngrohjes dhe
automatik.

Table of Contents

Related product manuals