11SHQIP
9. INSTALIMI
KUJDES!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
9.1 Pozicionimi
KUJDES!
Nëse po hidhni një pajisje të
vjetër që ka një kyç apo kapëse
mbi kapak, duhet të siguroheni
që ky mekanizëm të jetë bërë i
papërdorshëm, për të shmangur
rrezikun e bllokimit të fëmijëve
brenda pajisjes.
Kjo pajisje duhet instaluar në ambient të
brendshëm të thatë dhe të ajrosur mirë,
ku temperatura e ambientit përputhet
me kategorinë e klimës që tregohet në
tabelën e vlerave të pajisjes:
Kategoria
klimatike
Temperatura e
ambientit
SN +10ºC deri +32ºC
N +16ºC deri +32ºC
ST +16ºC deri +38ºC
T +16ºC deri +43ºC
Kur funksionon jashtë atij
diapazoni, te disa lloje modelesh
mund të ndodhin disa probleme
funksionale. Funksionimi i saktë
mund të garantohet vetëm brenda
diapazonit të specikuar të
temperaturës. Nëse keni dyshime
rreth vendit të instalimit të pajisjes,
kontaktoni me shitësin, shërbimin
për klientin ose qendrën më të
afërt të shërbimit
Pas instalimit, spina duhet të jetë
afër pajisjes.
9.2 Lidhja elektrike
• Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që tensioni dhe frekuenca
që tregohet në tabelën e vlerave
përputhet me të dhënat e rrymës së
shtëpisë tuaj.
• Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllos
së ushqimit është e pajisur me një
kontakt, pikërisht për këtë qëllim. Nëse
spina e ushqimit të shtëpisë nuk është
e tokëzuar, lidheni pajisjen në një prizë
të veçuar të tokëzuar në përputhje me
rregullat në fuqi, duke u këshilluar me
një elektricist.
• Prodhuesi refuzon të marrë përsipër
gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen
masat paraprake të mësipërme.
• Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
9.3 Kërkesat për ventilimin
Qarkullimi i ajrit mbrapa pajisjes duhet të
jetë i mjaftueshëm.
• Vendoseni ngrirësin në pozicion
horizontal në një sipërfaqe të fortë.
Pajisja duhet të mbështetet mbi të
katër këmbët e saj.
• Sigurohuni që boshllëku midis pajisjes
dhe murit të pasmë të jetë 5 cm.
• Sigurohuni që boshllëku midis pajisjes
dhe mureve anësore të jetë 5 cm.
8.2 Shërbimi i klientit
Nëse pajisja nuk punon mirë edhe pasi keni
kryer kontrollet e mësipërme, kontaktoni
qendrën më të afërt të shërbimit.
Për të marrë një shërbim të shpejtë,
është e rëndësishme që kur të kërkoni
shërbimin të specikoni modelin dhe
numrin serial të pajisjes, të cilat mund t’i
gjeni në certikatën e garancisë ose në
pllakën e specikimeve që ndodhet në të
djathtë të pjesës së jashtme të pajisjes.