146
• Përdorni vetëm një bango të sharrës me një çelës që
parandalon rindezjen e motorit pas ndërprerjes së voltazhit
• Përdorni vetëm një bango të sharrës me një tregues të
gjerësisë së prerjes
AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Përdorni vetëm tehe të sharrës që përputhen me të dhënat
e karakteristikave të dhëna në këto udhëzime përdorimi
dhe që janë testuar dhe shënuar si në përputhje me EN
847-1
• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
minimal prej 170 mm, një diametër maksimal prej 170
mm dhe një vrimë aksi prej 16 mm
• Mos përdorni kurrë lama të sharrës të bëra me çelik të
shpejtë (HSS)
• Mos përdorni kurrë disqe mprehës/prerës me këtë vegël
PARA PËRDORIMIT
• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës; hiqni
ato para se të filloni punën
• Hiqni të gjtiha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
GJATË PËRDORIMIT
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
• Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin origjinal
mbrojtës
• Mos u përpiqni të prisni materiale shumë të vogla
• Mos punoni me veglën mbi kokën tuaj
• Në rast bllokimi ose defekti elektrik ose mekanik, fikeni
menjëherë veglën dhe hiqni spinën
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
• Pas fikjes së sharrës rrethore, mos e ndaloni kurrë
rrotullimin e lamës së sharrës duke ushtruar një forcë
anësore
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
2 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
3 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
4 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Montimi i lamës së sharrës 5
! hiqeni spinën
- merrni çelësin heksagonal A nga vendi i mbajtjes B
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C dhe
mbajeni kur të hiqni bulonin e lamës D me çelësin
heksagonal
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
vetëm kur vegla të jetë e palëvizshme
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
- hiqni fllanxhën E
- hapni mbrojtësen e poshtme F me levën G dhe
mbajeni ndërsa montoni lamën e sharrës me
dhëmbëzat dhe shigjetën e printuar mbi lamë në të
njëjtin drejtim si shigjeta në mbrojtësen e sipërme
- lëshoni mbrojtësen e poshtme F
- montoni fllanxhën E
! sigurohuni që sipëfaqet shtrënguese H të
fllanxhave janë plotësisht të pastra dhe janë
përballë lamës
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C dhe
mbajeni ndërsa shtrëngoni bulonin e lamës me çelësin
heksagonal 1/8 rrotullim pas shtrëngimit me dorë
(siguron rrëshqitjen e lamës së sharrës kur ndesh
rezistencë të madhe duke zvogëluar mbingarkesën e
motorit dhe goditjen e kthimit të sharrës)
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
• Rregullimi i thellësisë së prerjes (0-55 mm) 6
- për një prerje me cilësi optimale, lama e sharrës nuk
duhet të zgjatet më shumë se 3 mm poshtë materialit
të punës
- lironi çelësin J
- ngrini/ulni këmbëzën K deri sa të caktohet thellësia e
dëshiruar e prerjes në shkallë me anë të treguesit L
- shtrëngoni çelësin J
• Rregullimi i këndit të prerjes (0-45°) 7
- lironi çelësin M
- anoni veglën deri sa të caktohet këndi i dëshiruar i
prerjes në shkallë me anë të treguesit N
- shtrëngoni çelësin M
! për prerje të pjerrëta, thellësia e prerjes nuk
përputhet me vlerën në shkallën e thellësisë së
prerjes
• Kontrolli i këndit të prerjes 90° 7
- rregulloni dhe shtrëngoni këmbëzën K në maksimumin
e thellësisë së prerjes 6
- rregulloni dhe shtrëngoni këndin e prejes në 0°
- kontrolloni për një kënd 90° midis lamës dhe fundit të
këmbëzës me një katror
- nëse ka nevojë për rregullime, lironi çelësin M dhe
përdorni vidën përshtatëse P si në ilustrim
• Streha e rregullueshme e linjës së sharrës Q 8a
- për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të
shënuar në materialin e punës
- për një prerje të drejtë 0° ose të pjerrët 45° përdorni
vijën e treguesit përkatës
! pjesa e gjerë e këmbëzës duhet të qëndrojë në
pjesën e mbështetur të materialit
- mund të rregullohet që t’ju lejojë të zgjidhni nëse
materialet e mbetjeve do të jenë në anën e brendshme
ose të jashtme të thikës 8b