EasyManua.ls Logo

Bosch CL3000i-Set 35 E - Caktimi I Modalitetit Kryesor Të Punës; Konfigurimi I Kohëmatësit

Bosch CL3000i-Set 35 E
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Përdorimi
175
Climate 3000i – 6721823682 (2021/02)
3.4 Caktimi i modalitetit kryesor të punës
Ndezja/fikja e pajisjes
Shtypni butonin K, për ta ndezur apo fikur pajisjen.
Pajisja fillon në modalitetin e caktuar të punës.
Cilësimet mund të bëhen edhe kur është e fikur. Pajisja i ruan cilësimet
edhe nëse shkëputet korrenti.
Pas fikjes, pajisja qëndron në gatishmëri. Teknologjia inteligjente e
aktivizim-çaktivizimit mundëson një modalitet automatik kursimi
energjie në modalitetin e gatishmërisë (1 W standby).
Modaliteti automatik
Në modalitetin automatik njësia kalon automatikisht mes modalitetit të
ngrohjes dhe të ftohjes për të ruajtur temperaturën e dëshiruar.
Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet në ekran.
Rregulloni temperaturën e dëshiruar me butonat . dhe /.
Në modalitetin automatik niveli i ventilatorit nuk mund të caktohet.
Modaliteti i ftohjes
Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet në ekran.
Shtypni butonin derisa të arrihet shpejtësia e dëshiruar e
ventilatorit.
Rregulloni temperaturën e dëshiruar me butonat . dhe /.
Modaliteti i ventilatorit
Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet në ekran.
Shtypni butonin derisa të arrihet niveli i dëshiruar i ventilatorit.
Për kontrollin automatik mund të zgjidhni AUTO.
Në modalitetin e ventilatorit temperatura nuk mund të caktohet apo
shfaqet.
Modaliteti i heqjes së lagështisë
Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet në ekran.
Rregulloni temperaturën e dëshiruar me butonat . dhe /.
Në modalitetin e heqjes së lagështisë, niveli i ventilatorit nuk mund të
rregullohet.
Funksioni i ngrohjes
Shtypni Mode derisa të shfaqet në ekran.
Rregulloni temperaturën e dëshiruar me butonat . dhe /.
Shtypni butonin derisa të arrihet shpejtësia e dëshiruar e
ventilatorit.
Në temperatura shumë të ulëta të jashtme kapaciteti i ngrohjes i sistemit
të kondicionerit mund të mos jetë i mjaftueshëm. Ne rekomandojmë të
shtoni më shumë gjeneratorë ngrohjeje.
3.5 Konfigurimi i kohëmatësit
Kohëmatësit e ndezjes dhe të fikjes mund të caktohen nga 0 në 24 orë,
për 10 orët e para me rritje 30-minutëshe, pastaj me rritje 1-orëshe.
Caktimi në 0 orë e ndalon kohëmatësin.
Caktimi i kohëmatësit të ndezjes
Shtypni butonin derisa të shfaqet simboli .
Shtypni butonin . ose / për të caktuar kohën e dëshiruar.
Konfigurimi zbatohet pas një kohe të shkurtër.
Caktimi i kohëmatësit të fikjes
Shtypni butonin derisa të shfaqet simboli .
Shtypni butonin . ose / për të caktuar kohën e dëshiruar.
Konfigurimi zbatohet pas një kohe të shkurtër.
Anulimi i kohëmatësit
▶Përdorni butonin për t
ë zgjedhur kohëmatësin e duhur.
Caktoni 0.0 orë.
Kohëmatësi ndalon pas një kohe të shkurtër.
Kombinimi i kohëmatësve
Dy kohëmatës mund të caktohen në të njëjtën kohë. Secili kohëmatës
mund të programohet për t'u aktivizuar përpara tjetrit.
▶Caktoni kohëmatësin e ndezjes dhe të fikjes.
Cilësimet kombinohen automatikisht.
tab. 6 Shembull
Kohëmatësi i ndezjes dhe i fikjes nuk mund të programohet për vënien në
punë të pajisjes në temperatura të ndryshme apo cilësime të tjera.
Ora aktuale Ora 13:00
Caktimi i kohëmatësit të ndezjes 4,0 h
Caktimi i kohëmatësit të fikjes 8,5 h
Koha e ndezjes Ora 17:00
Koha e fikjes Ora 21:30

Table of Contents

Other manuals for Bosch CL3000i-Set 35 E

Related product manuals