EasyManua.ls Logo

Bosch CL3000i-Set 35 E - 6 Mbrojtja E Ambientit Dhe Hedhja

Bosch CL3000i-Set 35 E
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Mbrojtja e ambientit dhe hedhja
Climate 3000i – 6721823682 (2021/02)
180
6 Mbrojtja e ambientit dhe hedhja
Mbrojtja e ambientit është një parim i korporatës së grupit Bosch.
Cilësia e produkteve, kursimi dhe mbrojtja e ambientit janë për ne
objektive të të njëjtit nivel. Ligjet dhe rregulloret në lidhje me mbrojtjen e
ambientit respektohet me rigorozitet.
Për mbrojtjen e ambientit, duke marrë parasysh pikëpamjet ekonomike,
përdorim teknologjinë dhe materialet më të mira të mundshme.
Paketimi
Në rastin e paketimit ne përfshihemi në sistemet e riciklimit sipas
specifikave të vendit përkatës, për të garantuar një ricikilim optimal.
Të gjitha materialet e përdorura për paketimin nuk janë të dëmshme për
ambientin dhe mund të riciklohen.
Pajisja e vjetër
Pajisjet e vjetra përmbajnë materiale me vlerë që mund të riciklohen.
Pjesët mund të ndahen lehtë. Plastikat janë etiketuar. Në këtë mënyrë,
pjesët e ndryshme mund të klasifikohen, të riciklohen ose të hidhen.
Pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike
Ky simbol do të thotë që produkti duhet hedhur së bashku
me mbeturina të tjera, por duhet lënë në pikat e
grumbullimit të mbeturinave për trajtim, grumbullim,
riciklim dhe asgjësim.
Simboli vlen për shtetet me legjislacion për mbetjet
elektrike, si p.sh. direktiva evropiane 2012/19/KE për pajisjet e vjetra
elektrike dhe elektronike. Këto rregulla përcaktojnë kuadrin e kushteve
për kthimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra elektronike në secilin
shtet.
Duke qenë se pajisjet elektronike mund të përmbajnë substanca të
rrezikshme, ato duhen ricikluar me përgjegjësi për të zvogëluar d
ëmin në
mjedis dhe rreziqet ndaj shëndetit të njeriut. Për më tej, riciklimi i
mbetjeve elektronike kontribuon në ruajtjen e burimeve natyrore.
Për më shumë rreth hedhjes ekologjike të mbetjeve elektrike dhe
elektronike kontaktoni me autoritetet vendase, kompaninë tuaj për
menaxhimin e mbetjeve apo shitësin nga ku keni blerë produktin.
Informacion të mëtejshëm mund të gjeni këtu:
www.weee.bosch-thermotechnology.com/
Bateritë
Bateritë nuk duhen hedhur me mbeturinat e shtëpisë. Bateritë e
përdorura duhen hedhur në sistemet lokale të grumbullimit.
Freon R32
Pajisja përmban gaz të fluorinuar efekti serrë R32
(potenciali i efektit serrë 675
1)
) me djegshmëri dhe
toksicitet të ulët (A2L ose A2).
Sasia e përmbajtur përcaktohet në pllakën e markës së
njësisë së jashtme.
Freoni është rrezik për mjedisin dhe duhet grumbulluar e hedhur
veçmas.
1) sipas shtojcë I të rregullores (BE) Nr. 517/2014 të Parlamentit Evropian dhe të
Këshillit të 16 prillit 2014.

Table of Contents

Other manuals for Bosch CL3000i-Set 35 E

Related product manuals