EasyManua.ls Logo

Bosch CL3000i-Set 35 E - 5 Mirëmbajtja; Ndërrimi I Baterive; Pastrimi I Pajisjes Dhe I Telekomandës; Pastrimi I Filtrave Të Ajrit

Bosch CL3000i-Set 35 E
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Mirëmbajtja
179
Climate 3000i – 6721823682 (2021/02)
5Mirëmbajtja
KUJDES
Rreziku nga elektroshoku ose pjesët lëvizëse
Hiqeni nga korrenti përpara të gjitha punimeve të mirëmbajtjes.
Hapat e mirëmbajtjes që nuk përmenden këtu kryejini vetëm nga një
kompani e specializuar e miratuar.
5.1 Ndërrimi i baterive
Ju duhen 2 bateri të madhësisë AAA. Nuk rekomandohet përdorimi i
baterive të karikueshme.
Hiqni kapakun e folesë së baterive ( figura 3).
▶Futni bateritë e reja dhe kushtojini kujdes polaritetit të saktë.
Rivendosni kapakun e folesë së baterive.
5.2 Pastrimi i pajisjes dhe i telekomandës
KËSHILLË
Pajisja mund të dëmtohet nëse nuk pastrohet saktë!
▶Mos e spërkatni e mos i hidhni ujë drejtpërdrejt.
▶Mos përdorni ujë të ngrohtë, pluhur abraziv apo solucione të forta.
Fshijeni njësinë e brendshme dhe telekomandën me një lecktë të
butë.
▶Pastrojeni njësinë e jashtme vetëm nga një kompani e specializuar e
miratuar.
5.3 Pastrimi i filtrave të ajrit
KËSHILLË
Filtri i ajrit mund të deformohet nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Mos i ekspozoni filtrat e ajrit në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Pastrojini filtrat e ajrit çdo 2 javë dhe përpara e pas lënies pa punë për
kohë të gjata.
Fikni njësinë e brendshme.
Palosni kapakun e sipërm të njësisë së brendshme për lart.
Shtyjeni filtrin e ajrit për lart dhe nxirreni ( figura 4).
Hiqini filtrat e vegjël të ajrit, nëse ka ( figura 1, [2]).
Pastrojini filtrat e vegjël të ajrit me një fshesë dore me korrent.
Lajeni filtrin e madh të ajrit me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të
butë dhe thajeni në hije.
Rivendosini filtrat e vegjël dhe filtrin e madh të ajrit.
5.4 Lënia pa punë për kohë më të gjatë
Përpara fikjes për kohë të gjatë:
Pastrojini filtrat e ajrit.
Aktivizoni vetëpastrimin e njësisë së brendshme me butonin Clean.
▶Pas vetëpastrimit aktivizoni modalitetin e ventilatorit derisa njësia e
brendshme të thahet.
Fikeni pajisjen e brendshme dhe shkëputeni nga korrenti.
Hiqini bateritë nga telekomanda.
Mbrojini pajisjet nga pluhuri.
5.5 Modaliteti manual
KËSHILLË
Dëmtimi i pajisjes për shkak të përdorimit të papërshtatshëm
Funksionimi manual nuk synohet për përdorim të përhershëm.
▶Përdoreni vetëm për provë apo në raste emergjence.
▶Përdoreni vetëm për kohë të shkurtër.
Fikni njësinë e brendshme.
Palosni kapakun e sipërm të njësisë së brendshme për lart.
Shtypni butonin e modaliteti të ftohjes manuale me një send të hollë:
Shtypni një herë: imponohet modaliteti automatik.
Shtypni dy herë: imponohet modaliteti i ftohjes.
–Shtypni tri herë: njësia e brendshme fiket.
▶Për të rikthyer funksionimin normal, përdorni telekomandën.

Table of Contents

Other manuals for Bosch CL3000i-Set 35 E

Related product manuals