EasyManua.ls Logo

Bosch Climate Class 8000i Series - Instalimi; Kërkesat Për Vendin E Instalimit; Montimi I Njësisë Së Brendshme; Montimi I Pajisjes

Bosch Climate Class 8000i Series
192 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Instalimi
159
Climate Class 6000i/8000i – 6721831489 (2022/11)
3Instalimi
3.1 Përpara instalimit
KUJDES
Rrezik lëndimi për shkak të skajeve të mprehta!
Mbani doreza mbrojtëse gjatë instalimit.
KUJDES
Rrezik djegieje!
Tubat bëhen shumë të nxehtë gjatë funksionimit.
Sigurohuni që tubat të ftohen përpara se t'i prekni.
Kontrolloni tërësinë e dorëzimit.
Kontrolloni nëse vrimat ka si fërshëllimë për shkak të presionit
negativ gjatë hapjes së tubave të njësisë së brendshme.
3.2 Kërkesat për vendin e instalimit
Ruani distancat minimale ( figura 4).
Njësia e brendshme
Mos e instaloni njësinë e brendshme në një ambient ku ka në punë
burime të hapura ndezjeje (p.sh. flakë të lira, pajisje gazi në punë apo
sistem ngrohjeje elektrike në punë).
Pajisja mund të instalohet në një ambient me sipërfaqe dyshemeje
prej 4 m
2
, nëse lartësia e instalimit është të paktën 2,5 m. Në lartësi
më të vogla instalimi, sipërfaqja e dyshemesë duhet të jetë
përkatësisht më e madhe.
Vendi i instalimit nuk duhet të jetë më lart se 2000 m mbi nivelin e detit.
Mbajini hyrjen dhe daljen e ajrit pa pengesa, që ajri të mund të
qarkullojë lirshëm. Përndryshe mund të ketë rënie të rendimentit dhe
zhurmë më të lartë.
Mbajini televizorët, radiot dhe pajisjet e ngjashme të paktën 1 m larg
pajisjes dhe telekomandës.
▶Për instalimin e njësisë së brendshme, zgjidhni një mur që i
amortizon dridhjet.
Njësia e jashtme
Mos e ekspozoni njësinë e jashtme ndaj avujve të vajit të motorit,
avujve të llixhave, gazit sulfurik etj.
Mos e instaloni njësinë e jashtme drejtpërdrejt në ujë as mos e
ekspozoni ndaj erës detare.
▶Njësia e jashtme duhet të jetë gjithnjë pa dëborë.
▶Nuk duhet të ndërhyjë ajri i shkarkuar apo zhurma e funksionimit.
▶A
j
ri duhet të qarkullojë mirë përreth njësisë, por pajisja nuk duhet të
ekspozohet ndaj erërave të forta.
Kondensati i krijuar gjatë funksionimit duhet të lihet të rrjedhë
lirshëm. Nëse është nevoja, instaloni një zorrë kullimi. Në rajonet e
ftohta nuk rekomandohet të instaloni zorrë kullimi pasi mund të ngrijë
Vendoseni njësinë e jashtme në një bazë të qëndrueshme.
3.3 Montimi i pajisjes
KËSHILLË
Mund të ndodhë dëmtim i materialit për shkak të montimit të
pasaktë!
Montimi i pasaktë mund të sjellë rënien e pajisjes nga muri.
Montojeni pajisjen vetëm në një mur të fiksuar e të rrafshët.
Muri duhet të ketë mundësinë të mbajë peshën e pajisjes.
▶Përdorni vida e upa të përshtatshme për tipin e murit dhe peshën
e pajisjes.
3.3.1 Montimi i njësisë së brendshme
▶Hapeni kutinë dhe tërhiqni njësinë e brendshme.
▶Vendoseni njësinë e brendshme me kallëpet e paketimit përpara.
Pllaka e montimit mbrapa njësisë së brendshme.
▶Përcaktoni vendin e instalimit duke pasur parasysh distancat
minimale ( figura 2).
Fiksojeni pllakën e montimit me një vidë e upë përmes vrimës në mes
të murit dhe drejtojeni horizontalisht ( figura 4).
Fiksojeni pllakën e montimit me gjashtë vida e upa të tjera në mënyrë
që të qëndrojë rrafsh me murin.
Shponi murin për kalimin e tubave (pozicioni i rekomanduar në i
shpimit në mur është pas njësisë së brendshme figura 5).
Shenjat [1] përdoren për të pozicionuar vrimën.
▶Nëse është nevoja ndërroni pozicionin e kullimit të kondensatit
( figura 6).
Në shumicën e rasteve, rakordet e tubave në njësinë e brendshme
ndodhen mbrapa njësisë së brendshme. Ne rekomandojmë shtrirjen e
tubave përpara varjes së njësisë së brendshme.
Lidhjet e tubave sipas kapitullit 3.4.
▶Nëse është nevoja, përkuleni tubacionin në drejtimin e dëshiruar dhe
hapni një vrimë në anë ose poshtë pllakës së kapakut ( figura 8).
Kalojeni tubacionin përmes murit dhe montojeni njësinë e
brendshme në pllakën e montimit ( figura 9).
▶Për CLC8001i... T/S/R ka pllaka të mëtejshme pasqyre që duhen
fiksuar në pikat e duhura ( figura 10, [2]).
–Përcaktoni pozicionin e pllakave të pasqyrës.
1)
Hiqni shiritin ngjitës.
–Përshtatini pllakat e pasqyrës në pllakat ekzistuese të pasqyrës[1].
Nëse njësia e jashtme duhet hequr nga pllaka e montimit:
Shtyjini shenjat nga poshtë njësisë së brendshme dhe tërhinqni
njësinë e brendshme përpara ( figura 11, [1]).
Këto shenja nuk janë të dukshme në modelet me ngjyraCLC8001i...,
pasi në këtë pikë vendoset një pllakë pasqyre. Sidoqoftë, njësia e
brendshme mund të hiqet nga muri duke i shtypur zonat përkatëse në
këtë mënyrë.
1) në varësi të pozicionit të tubave, nevojiten 4 ose vetëm 3 pllaka pasqyre.
OBJ_DCL-6721831489-005.fm Page 159 Wednesday, October 13, 2021 11:10 AM

Table of Contents

Related product manuals