EasyManua.ls Logo

Dolmar PM-46 BC - Udhëzimet Për Ruajtjen (Mbyllja E Stinës)

Dolmar PM-46 BC
292 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
206
Përpara rimontimit të tehut dhe të grupit të tehut në
pajisje, vajosni boshtin e motorit dhe sipërfaqen e
brendshme të grupit të tehut me vaj të lehtë. Instaloni
përshtatësin e tehut në bosht. Referojuni Fig. 13.
Vendoseni tehun me numrin e detalit nga ana e kundërt e
grupit. Drejtojeni rondelën mbi teh dhe futni bulonin
heksagonal. Shtrëngojeni bulonin me fuqinë e përmendur
më poshtë:
10-3 FUQIA E SHTRËNGIMIT TË TEHUT
Buloni qendror 35 Nm - 45 Nm, për të garantuar punë të
sigurt të pajisjes. Të gjithë bulonat dhe dadot duhen
kontrolluar herë pas herë për shtrëngimin e duhur.
Pas përdorimi të gjatë, sidomos në kushte toke me rërë,
tehet do të konsumohen dhe do të humbasin disi formën
fillestare. Efikasiteti i prerjes do të bjerë dhe tehu do të
duhet ndërruar. Ndërrojeni vetëm me tehe zëvendësimi të
miratuara nga fabrika. Dëmtimi i mundshëm nga tehu i
padrejtpeshuar mirë nuk është përgjegjësi e prodhuesit.
Kur ndërroni tehun duhet të përdorni llojin origjinal
shënuar mbi të (Dolmar 263001451) (për të porositur tehe
kontaktoni me shitësin vendor apo telefonojini kompanisë
sonë, shikoni kopertinën).
10-4 MOTORI
Referojuni manualit të posaçëm të motorit për udhëzime
të mirëmbajtjes së motorit.
Mirëmbani vajin e motorit sipas udhëzimeve në manualin
e posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen. Lexoni dhe
ndiqni udhëzimet me kujdes.
Në kushte normale pune mirëmbajeni pastruesin e ajrit
sipas manualit të posaçëm të motorit.
Pastrojeni çdo disa orë nëse punohet në kushte me
shumë pluhur. Rendimenti i rënë dhe mbytja e motorit
tregon se duhet mirëmbajtur pastruesi i ajrit.
Për të mirëmbajtur pastruesin e ajrit, referojuni manualit të
posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Kandela duhet të pastrohet dhe marzhi të rivendoset një
herë për seancë. Rekomandohet ndërrimi i kandelës në
fillim të çdo stine kositjeje; kontrolloni manualin e motorit
për llojin e duhur të kandelës dhe specifikimet e marzhit.
Pastrojeni motorin rregullisht me leckë apo furçë. Mbajeni
pastër sistemin e ftohjes (zonën e fryrjes me ajër) për të
lejuar qarkullimin e duhur të ajrit, gjë që është themelore
për rendimentin dhe jetëgjatësinë e motorit. Sigurohuni të
hiqni barin, papastërtitë dhe mbetjet e ndezshme nga
zona e marmitës.
11. UDHËZIMET PËR RUAJTJEN
(MBYLLJA E STINËS)
Duhen ndjekur hapat e mëposhtëm për të përgatitur
kositësen e barit për ruajtje.
1. Pastroni serbatorin pas kositjes së fundit të stinës.
a) Zbrazni serbatorin me pompë thithëse.
KUJDES: Mos e thani naftën në mjedise të
mbyllura, në afërsi të zjarreve etj. Mos pini duhan! Avujt e
naftës mund të shkaktojnë shpërthim apo zjarr.
b) Ndizni motorin dhe lëreni të punojë derisa të ketë
përdorur gjithë naftën e mbetur dhe të ngecë.
c) Hiqni kandelën. Përdorni një enë vaji për të
mbushur rreth 20 ml vaj në dhomëzën e djegies.
Përdorni ndezësin për të shpërndarë vajin
njëtrajtësisht në dhomëzën e djegies. Zëvendësoni
kandelën.
2. Pastroni dhe grasatoni me kujdes kositësen e barit
sipas përshkrimeve nën “UDHËZIMET PËR
VAJOSJEN”.
3. Grasatoni lehtë prerësin për të parandaluar
gërryerjen.
4. Ruajeni kositësen e barit në vend të thatë, të pastër
dhe të mbrojtur nga ngrica, larg personave të
paautorizuar.
KUJDES: Motori duhet të jetë ftohur plotësisht
përpara se ta çoni kositësen në vendin e ruajtjes.
SHËNIM:
- Kur ruani çfarëdo lloj pajisjeje me korrent në kthina të
paajrosura apo për ruajtjen e materialeve:
- Duhet të bëni kujdes të mbroni pajisjet nga ndryshku.
Të përdorni vaj të lehtë apo silikon, ta mbuloni pajisjen,
sidomos kabllot dhe pjesët lëvizëse.
- Bëni kujdes të mos i përthyeni apo përdridhni kabllot.
- Nëse litari ndezës shkëputet nga udhëzuesi i litarit te
doreza, shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës,
lironi dorezën e kontrollit të tehut dhe tërhiqni litarin
ndezës me ngadalë nga motori. Kalojeni litarin ndezës
në bulonin e udhëzuesit të litarit te doreza.
Transporti
Fikni motorin dhe jepini kohë motorit që të ftohet. Më pas
stakoni lidhjen e kandelës dhe boshatisni serbatorin e
karburantit sipas udhëzimeve në manualin e motorit.
Sigurohuni që të mos përkulni ose dëmtoni prerësin kur
shtyni pengesat para kositësit të barit.

Table of Contents

Related product manuals