EasyManua.ls Logo

Electrolux 800 - Informacion Mbi Sigurinë

Electrolux 800
258 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
26
www.electrolux.com
1. INFORMACION MBI SIGURINË
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe
personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose
me mungesë përvoje dhe njohurie, nëse ata janë të mbikëqyrur
ose kanë marrë udhëzime për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga fëmijë
nëse nuk janë 8 vjeç dhe të mbikëqyrur.
Kjo pajisje nuk është e destinuar për t'u përdorur nga persona
(përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose
mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie, përveçse kur u
është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e
pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet e përfshira falë
personit përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren
që të mos luajnë me pajisjen.
Lutemi ta mbani fritezën me ajër dhe kordonin e rrymës larg
fëmijëve nën 8 vjeç.
Kjo pajisje është e destinuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Nëse kordoni i rrymës është dëmtuar apo prishur, duhet të
vendësohet nga një agjent shërbimi apo nga një person me
kualifikim të ngjashëm për të shmangur rreziqet.
Sipërfaqet e arritshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
Mos e mbuloni pikën hyrëse dhe dalëse të ajrit kur pajisja është
ndezur.
Gjithnjë kthejeni pajisjen te një qendër e autorizuar shërbimi për
kontroll apo riparim.
Mos u përpiqni ta riparoni pajisjen vetë.
Mos e vendosni pajisjen mbi apo afër një stufe të nxehtë me gaz, në
asnjë stufë elektrike, në pllaka elektrike gatimi apo në një furrë të
nxehtë.
Sigurohuni gjithnjë që kordoni të futet në prizë siç duhet.
Mbajeni kordonin kryesor larg sipërfaqeve të nxehta apo objekteve
të mprehta për të shmangur dëmtimin.
Mos vendosni kurrë asgjë të djegshme, shpërthyese apo gërryese në
shportë.
Mos kapni, përkulni, përdridhni apo vendosni objekte të rënda në
kordonin e rrymës për të parandaluar zhveshjen apo thyerjen e
telave.
Mos e përdorni pajisjen nëse fisha, kordoni kryesor apo vetë pajisja
janë të dëmtuara.

Table of Contents

Related product manuals