34
www.electrolux.com
5. MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
5.1 Pastrimi
Për të shmangur goditje elektrike, hiqeni
fishën nga priza para se të filloni pastrimin
apo mirëmbajtjen. Pastrimi duhet bërë kur
pajisja të jetë e ftohtë.
Përdorni vetëm një rrobë të lagur për të
pastruar pjesën e jashtme të pajisjes dhe
kordonin elektrik.
1. Hapeni derën në 45° dhe hiqni derën
portative duke ngritur më parë lart anën
e majtë dhe më pas, duke e tërhequr
derën majtas. Pastrojini të dyja anët me
ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë.
VINI RE
Mos e fusni derën portative në lavastovilje.
Vetëm larje me dorë.
1
2. Përdorni sfungjer dhe detergjent të
butë dhe shpëlajeni mirë për të pastruar
aksesorët.
SHËNIM: Tabakaja e kullimit (H),
Shporta (I), Doreza e shportës (J), Helli
(K), Pirunët e hellit (L) dhe Çengeli i
mbajtjes së hellit (M), mund të lahen
në lavastovilje. (Shiko Pasqyrën e
Përgjithshme)
3. Përdorni një rrobë të thatë dhe të butë
për të pastruar pjesën e jashtme të
pajisjes.
VINI RE
Kurrë mos e fusni pajisjen, fishën apo
kordonin elektrik në ujë apo në ndonjë
lëng tjetër.
Kurrë mos e pastroni pajisjen me lëngje
të djegshme si alkool, vajgur, benzinë,
hollues, tretës, pastrues apo kimikate
si detergjentë me amoniak, acid, uthull,
gazozë apo gërryes si sapuni.
Mos përdorni pajisje me avull për të
pastruar pajisjen.
4. Është e rëndësishme ta pastroni
pajisjen tuaj pas çdo përdorimi
sepse grumbullimi i vajit,yndyrës dhe
ushqimit mund të shkaktojë aroma të
pakëndshme, keqfunksionime apo dhe
dobësim të performancës.
5.2 Magazinimi
1. Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet
plotësisht.
2. Sigurohuni që të gjitha pjesët përbërëse
dhe aksesorët të jenë të pastër dhe të
thatë.
3. Mbajeni pajisjen në një vend të
sheshtë,të thatë dhe të sigurt larg
fëmijëve.