45
Shikoni skicën ilustrative që ndodhet në fillim të këtij manuali udhëzues për të verifikuar prezencën e të gjitha
pjesëve të pajisjes tuaj. Të gjitha figurat ndodhen në faqet e kopertinës të këtyre udhëzimeve të përdorimit.
1. Sinjalizuesi i temperaturës së pjastrës
2. Rrotulla për rregullimin e temperaturës
3. Butoni spraj
4. Butoni për superavull
5. Seleksionuesi i avullit
6. Sporteli për mbushjen me ujë
7. Spraj
8. Niveli maksimal i mbushjes
9. Pjastra me vrima për daljen avullit
10. Depozita e ujit
11. Mbështjellësi i kavos
12. Kalimi i i kavos
13. Spina
14. Matësi për ujin
Ndani rrobat që do të hekurosni sipas simboleve internacionale të dëftuara tek etiketa e rrobave, ose sipas
llojit të materialit nëse etiketa nuk është e pranishme.
Filloni të hekurosni rrobat që kanë nevojë për një temperaturë më të ulët për të minimizuar kohën e
pritjes (hekurit i duhet më pak kohë për tu ngrohur se sa për tu ftohur) dhe për të eliminuar rrezikun e
djegies së stofës.
sintetike, akrilik, nejlon, poljestër: temperatura të ulëta;
lesh, mëndafsh: temperatura të mesme;
pambuk, lino: temperatura të larta;
copë e pahekurosshme.
Në rast se do të hekurosni copa me (temina, qëndisje dhe mëndafshi) u këshillojme të përdorni temperatura
të ulëta. Nqs stofa është mikse (psh. 40% pambuk 60% sintetike) vendosni rrotullën në temperaturën e fibrës
që kërkon temperaturën më të ulët.
Për të vendosur temperaturën e një cope që nuk njihni përbërjen, bëni një provë në një cep të
padukshëm të saj, duke filluar nga temperatura më e ulët dhe duke e ngritur pak nga pak derisa të
arrini në temperaturën ideale.
Mos hekurosni kurrë pjesët me shenja avulli ose shenja të tjera: i ngrohti i pjastrës i bën të pa heqshme
njollat nga copa. Sprajet e ndryshme për hekurosje janë më të vlefshëm nëse përdoren me hekur të thatë me
temeperaturë jo të lartë: ngrohja e tepërt djeg copën dhe krijon rrezik njollash të verdha. Për të shmangur që
rrobat e mëndafshit, leshit ose sintetike të marrin ndriçim, hekurosini mbrapsht. Për të shmangur që rrobat