EasyManua.ls Logo

Makita DCL286F - Pas Përdorimit

Makita DCL286F
112 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
34 SHQIP
Pastrimi pa hundëz
Vetëm me kasë pluhuri 250 mL
Mund të pastroni pluhurin pa përdorur hundëzën.
Fig.15
Për kapjen e pluhurit në dysheme nga pozicioni në
këmbë, është praktike që të bashkoni tubin zgjatues me
fshesën.
Fig.16: 1. Tubi zgjatues (Tubi i drejtë)
Flakja e pluhurit
KUJDES: Boshatiseni pastruesin para se të
mbushet plot ose nëse dobësohet fuqia e thithjes.
KUJDES: Bëni kujdes të mos kapni gishtat
mes kutisë së pluhurit dhe njësisë Cyclone gjatë
rimontimit.
Hidheni pluhurin e mbledhur si më poshtë përpara se
tejkalojnë vijën e hedhjes së pluhurit.
1. Drejtojeni kokën e fshesës për poshtë, mbajeni
mirë kutinë e pluhurit dhe shkëputeni nga trupi Cyclone
ndërsa shtypni e mbani butonat e lirimit në të dy anët a
kutisë së pluhurit.
Fig.17: 1. Vija e hedhjes së pluhurit 2. Kutia e
pluhurit 3. Butonat e lëshimit 4. Filtri rrjetë
2. Zbrazeni kutinë e pluhurit dhe pastrojeni pluhurin
e ngjitur nga ltri me rrjetë.
Fig.18
3. Vendosni kutinë e pluhurit përsëri në trupin
Cyclone për ta siguruar në vend me klikime.
Fig.19: 1. Kutia e pluhurit 2. Butonat e lëshimit
3. Trupi Cyclone
KUJDES: Pluhuri mund të uturojë për lart
kur hidhet nga kutia e pluhurit. Tregoni kujdes të
mos lini pluhurin që t’ju hyjë në sy.
VINI RE: Kur kutia e pluhurit ndotet, hiqeni dhe
lajeni me ujë. Thajeni kutinë e pluhurit plotësisht
përpara rimontimi dhe përdorimit.
VINI RE: Sigurohuni që të gjithë aksesorët dhe
komponentët të jenë të siguruar në vend përpara
përdorimit.
VINI RE: Nëse forca e thithjes nuk rikuperohet as
pas hedhjes së pluhurit dhe pastrimit të ltrit me
rrjetë, kontrolloni nëse në trupin Cyclone është
grumbulluar pluhur ose nëse ka bllokim.
MIRËMBAJTJA
KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë kur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pas përdorimit
KUJDES: Mbështetja e fshesës në mur pa
mbështetëse tjetër mund të bëjë që fshesa
bjerë duke sjellë lëndime ose dëmtimin e fshesës.
Fig.20
Mirëmbajtja e rregullt
VINI RE: Pastrojini ltrat në njësinë Cyclone
kur të bllokohen. Vazhdimi i përdorimit në gjendje
të bllokuar mund të rezultojë në nxehje ose avari
motorit.
VINI RE: Mos e fryni pluhurin që është ngjitur në
pastrues dhe ltra me kompresor me ajër. Kjo do
të fusë pluhurin në fole dhe do të shkaktojë avari.
Mirëmbajtja rutinë është e nevojshme për të rikthyer
gjendjen normale të funksionimit.
Trupi i pastruesit
Fshijeni pjesën e jashtme (trupin e fshesës) të fshesës
duke përdorur një leckë të njomur me ujë me sapun dhe
pastroni vrimat e thithjes.
Fig.21
Njësia Cyclone dhe ltrat
VINI RE: Fshini pluhurin dhe pastroni brendësinë
e njësisë Cyclone, kur performanca e thithjes
bëhet më pak efektive pavarësisht nga sasia e
pluhurit të mbledhur në kutinë e pluhurit.
VINI RE: Pas larjes së ltrave, thajini ata
plotësisht përpara përdorimit. Filtrat e patharë mirë
mund të shkaktojnë thithje të dobët dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e shërbimit të motorit.
VINI RE: Pas pastrimit të ltrave dhe etës së
sfungjerit, sigurohuni që t’i rimontoni përpara
përdorimit. Nëse e përdorni fshesën pa ltra dhe
etën e sfungjerit, në folenë e motorit futet pluhur dhe
shkakton avari.

Related product manuals