EasyManua.ls Logo

Philips CX2550 - E rëndësishme; Rrezik; Paralajmërim; Kujdes

Philips CX2550
286 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Shqip
170
Shqip
E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen dhe
ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
-
Mos lejoni futjen brenda pajisjes të ndonjë lëngu apo detergjenti që merr
flakë, në mënyrë që të shmangni rrezikun e goditjes elektrike dhe/ose
rrezikun për zjarr.
Paralajmërim
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, apo që kanë
mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen
për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
-
Mbani larg fëmijët nën 3 vjeç, përveçse kur mbikëqyren në vazhdimësi.
-
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
-
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të
mbikëqyrur.
-
Kujdesuni që perdet ose objektet e tjera të mos thithen në ventilator gjatë
përdorimit.
-
Mos futni gishtat, shkopinj apo sende të tjera brenda në pajisje, për të
shmangur elektroshokun, lëndimet ose zjarrin.
-
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz ose oxhakëve të zjarrit.
-
Mos spërkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet
apo parfumet.
-
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga
një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të
ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet
Kujdes
-
Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të
qëndrueshme dhe horizontale.
-
Mos e përdorni pajisjen në ambiente me lagështi të lartë, si për shembull në
banjë, tualet, kuzhinë, pishinë apo në ambient jashtë.
-
Hiqeni gjithmonë spinën e pajisjes kur dëshironi që ta lëvizni, të pastroni
pajisjen apo kur doni të kryeni ndonjë mirëmbajtje tjetër. Pas montimit, mos i
hiqni mbrojtëset gjatë përdorimit apo pastrimit.
-
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim shtëpiak në kushte pune
normale.
-
Mbajeni produktin larg zjarrit dhe mos e ekspozoni drejtpërdrejt në dritën e
diellit apo ndaj temperaturave të larta.
-
Mbajini flokët e gjatë larg pajisjes së ndezur për të shmangur ngatërrimin e
tyre në pajisje.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për
ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.

Table of Contents

Related product manuals