178
Shqip
Ventilatori im nuk nxjerr sasi të mjaftueshme
ajri ose është shumë i dobët.
Sigurohuni që pajisja të jetë vendosur në shpejtësinë më të
lartë të ventilatorit për qarkullim maksimal të ajrit. Lëreni
pajisjen ta qarkullojë plotësisht ajrin në të gjithë dhomën, kjo
mund të dojë disa minuta.
Sigurohuni që të gjitha rrjetat e hyrjes dhe të daljes së ajrit të
jenë të papenguara.
Ventilatori lëshon një erë të çuditshme/të
djegur.
Herët e para që përdorni pajisjen, ajo mund të lëshojë një
aromë plastike. Kjo është normale në pajisjen e re. Por nëse
pajisja lëshon erë djegieje, fikeni dhe hiqeni menjëherë nga
priza, më pas kontaktoni me shërbimin e klientit për shtetin
tuaj.
Ventilatori bën shumë zhurmë. Sa më i lartë të jetë cilësimi i shpejtësisë së ventilatorit të
pajisjes, aq më e madhe do të jetë zhurma. Vëreni në
shpejtësinë më të ulët të ventilatorit, dhe zhurma do të
reduktohet.
Nëse bie daçke në daljen e ajrit, mund të ketë gjithashtu
zhurmë të lartë jonormale. Fikeni menjëherë pajisjen dhe
hiqini sendet e huaja nga pajisja.
Nëse ka zhurmë jonormale, kontaktoni me qendrën e
kujdesit për klientin në vendin tuaj.
Pajisja ime është e zhurmshme në
modalitetin Sleep.
Për të optimizuar rendimentin e ftohjes në modalitetin Sleep,
ventilatori punon me shpejtësi më të lartë për 30 minutat e
para, duke u ulur gradualisht në një shpejtësi më të ulët.
Zhurma zvogëlohet sipas kësaj. Ju gjithashtu mund të
zgjidhni shpejtësinë më të ulët të ventilatorit për fluks të
qëndrueshëm të ajrit dhe nivel më të ulët akustik.
Baza e ventilatorit lëkundet ose dridhet. Kontrolloni nëse pajisja është vendosur në dysheme ose
sipërfaqe të rrafshët.
Kontrolloni nëse ka ndonjë send të huaj poshtë pajisjes.
Kontrolloni nëse bazamenti i pajisjes është montuar siç
duhet,
Kontrolloni kapitullin "Instalimi i ventilatorit".
Garancia dhe mbështetja
"Versuni" ofron një garanci dy vjeçare pas blerjes të këtij produkti. Garancia nuk
është e vlefshme nëse një defekt shkaktohet për shkak të përdorimit të gabuar
ose mosmirëmbajtjes. Garancia jonë nuk ndikon të drejtat tuaja ligjore si
konsumator, sipas ligjit. Për më shumë informacion ose për të shfaqur garancinë,
vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.