390
Shqip
5 Tërhiqeni sirtarin mbrapsht në Airfryer nga doreza.
Shënim: Asnjëherë mos e përdorni tiganin pa kosh.
Lidhja e Airfryer me aplikacionin
Me rëndësi: Sigurohuni që telefoni juaj inteligjent të jetë i lidhur me rrjetin
WiFi të shtëpisë përpara se të filloni procesin e konfigurimit të WiFi-së.
Me rëndësi: Sigurohuni që ta lidhni Airfryer-in me rrjetin WiFi të shtëpisë
2,4 GHz 802.11 b/g/n.
Çiftimi i Airfryer me aplikacionin
1 Skanoni kodin QR për të shkarkuar aplikacionin. Aplikacionin mund ta
shkarkoni dhe nga App Store ose në faqen e internetit
www.philips.com/HomeID.
2 Hapni aplikacionin në smartfon.
3 Ndiqni udhëzimet në ekran derisa të arrini te faqja "Konfigurimi i pajisjes".
Shënim: Ju rekomandojmë të shkarkoni aplikacionin dhe ta shtoni Airfryer në
aplikacion sapo ta konfiguroni pajisjen për herë të parë. Kjo ju mundëson ta
përdorni Airfryer më së miri, për shembull, për gatime në distancë (i nisni
recetat ose programet e gatimit automatik nga programi, merrni njoftime kur
ushqimi është gati etj.) dhe për të marrë përditësimet më të fundit të
firmuerit.
Shënim: Për të përdorur veçoritë e lidhjes, ju nevojitet një llogari. Gjatë
procesit të hapave të parë, duhet të regjistroni një llogari të re ose të
identifikoheni me një llogari ekzistuese.
4 Futeni pajisjen në prizë.