EasyManua.ls Logo

Philips HD9876 - Zgjidhja E Problemeve

Philips HD9876
641 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
399
Shqip
5 Pastrojeni sirtarin dhe brendësinë e pajisjes me ujë të nxehtë dhe sfungjer
jogërryes.
Vendruajtja
1 Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet.
2 Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i
ruani.
3 Futeni kordonin në folenë e ruajtjes së kordonit.
Shënim: Mbajeni gjithmonë Airfryer horizontalisht kur e transportoni. Sigurohuni
gjithashtu që ta mbani sirtarin në pjesën e parme të pajisjes pasi mund të
rrëshqasë jashtë pajisjes nëse anohet gabimisht për poshtë. Kjo mund të sjellë
dëmtimin e sirtarit.
Shënim: Sigurohuni gjithnjë që pjesët e heqshme të Airfryer, p.sh. rrjeta e
heqshme fundore etj., të fiksohen përpara se ta transportoni dhe/ose
magazinoni.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen.
Nëse nuk e zgjidhni problemin duke përdorur informacionin e mëposhtëm,
vizitoni www.philips.com/support për listën e pyetjeve më të shpeshta ose
kontaktoni me Qendrën e Shërbimit të Klientit për shtetin tuaj.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pjesa e jashtme e pajisjes nxehet
gjatë përdorimit.
Nxehtësia brenda rrezaton në
muret e jashtme.
Kjo është normale. Të gjitha
dorezat dhe pullat që duhet të
prekni gjatë përdorimit qëndrojnë
mjaftueshëm të ftohta për t'i
prekur.

Table of Contents

Related product manuals