EasyManua.ls Logo

Philips HD9876 - Page 395

Philips HD9876
641 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
398
Shqip
Pastrimi
Paralajmërim: Lëreni shportën, tiganin dhe pjesën e brendshme të pajisjes
të ftohet plotësisht përpara se të filloni pastrimin.
Paralajmërim: Tava dhe koshi i pajisjes kanë një shtresë që nuk ngjit. Mos
përdorni enë kuzhine metalike ose materiale gërryese pastrimi, pasi mund
të dëmtoni veshjen jongjitëse.
Këshillë: Hiqni tiganin dhe shportën që Airfryer të ftohet më shpejt.
1 Hidheni yndyrën ose vajin e përdorur nga fundi i tiganit.
2 Pastroni tiganin, shportën në një makinë enëlarëse. Gjithashtu mund t'i
pastroni me ujë të nxehtë, solucion për larjen e enëve dhe një sfungjer
jogërryes (shihni "Tabelën e pastrimit").
Këshillë: Nëse në tigan ose në kosh ka mbetje ushqimi, mund t'i njomni në ujë
të nxehtë dhe detergjent enësh për 10-15 minuta. Njomja i liron mbetjet
ushqimore dhe lehtëson heqjen e tyre. Sigurohuni që të përdorni një lëng
larës që mund të shpërbëjë vajin dhe yndyrën. Nëse ka njolla yndyre në tigan
ose në kosh dhe nuk keni pasur mundësi t'i hiqni me ujë të nxehtë dhe
detergjent enësh, përdorni sgrasator.
Këshillë: Nëse është e nevojshme, mbetjet e yndyrës që janë ngjitur në
mburojën e spërkatjes, mund të hiqen me një sfungjer ose furçë.
Këshillë: Futeni koshin në tigan dhe vendosini përmbys kur i lani në enëlarëse
për të kursyer hapësirë.
3 Fshijeni pjesën e jashtme të pajisjes me një leckë të njomë. Sigurohuni që të
mos mbetet lagështi mbi panelin e kontrollit. Thani panelin e kontrollit me
një leckë pasi ta keni pastruar.
4 Pastroni mburojën e spërkatjes me një sfungjer ose një furçë pastrimi për të
hequr çdo mbetje yndyre.

Table of Contents

Related product manuals