Në modalitetin "White", pas 2 minutash doreza do të vazhdojë
pastrimin me furçë për 30 sekonda që të mund të shndrisni dhe
të lustroni dhëmbët e përparmë.
Në modalitetin "Gum Care", pas 2 minutash doreza do të
vazhdojë pastrimin me furçë për një minutë tjetër, që të mund
të stimuloni dhe masazhoni lehtë mishrat tuaj.
- Pasi të keni përfunduar ciklin e pastrimit me furçë, mund të
vazhdoni dhe për pak kohë dhe në sipërfaqet e bluarjes së
ushqimit te dhëmbët dhe në zonat ku shfaqen (Fig. 13) njolla.
Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është e sigurt për t'u
përdorur në:
- Telat e dhëmbëve (kokat e furçës konsumohen më shpejt kur
përdoren tek telat e dhëmbëve)
- Restaurime dentare (mbushje, kurora, këllëfë)
Shënim: Gjatë përdorimit të "Philips Sonicare" në studime klinike, ajo
duhet të përdoret në modalitetin "Clean" (për nevoja në lidhje me
cipën dhe shëndetin e mishrave) ose në modalitetin "White" (për
nevoja zbardhimi) në intensitet të lartë me "EasyStart" joaktiv.
Funksionet
- EasyStart
- Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës
- Sensori i presionit
- Çiftimi i kokës së furçës
- Quadpacer
EasyStart
Ky model i "Philips Sonicare" vjen me funksionin "EasyStart" të
çaktivizuar. Funksioni "EasyStart" e rrit ngadalë energjinë gjatë 14
pastrimeve të para me furçë për t'ju ndihmuar të mësoheni me
pastrimin me furçë me "Philips Sonicare". Funksioni "EasyStart" punon
në të gjitha modalitetet.
Për të aktivizuar "EasyStart" shihni "Aktivizimi ose çaktivizimi i
funksioneve".
183
Shqip