12
SHQIP
PASTRIMI I FURRËS ME MIKROVALË
Pjesët e mëposhtme të furrës me mikrovalë duhet të pastrohen rregullisht
për të parandaluar grumbullimin e yndyrës dhe të copave të ushqimit.
• Sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme
• Dera dhe gominat e derës
• Pjata rrotulluese dhe unazat rrotulluese
Sigurohuni GJITHMONË që gominat e derës të jenë të pastra dhe që
dera të mbyllet siç duhet.
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë sipërfaqen, gjë
që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe mund të
shkaktojë një situatë të rrezikshme.
1. Pastrojini sipërfaqet e jashtme me një cohë të butë dhe me ujë të
ngrohtë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.
2. Pastroni spërkatjet ose njollat në sipërfaqet e brendshme ose në unazën
rrotulluese me një cohë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.
3. Për të hequr pjesët e forta të ushqimit dhe aromat, vendosni një filxhan
me lëng limoni të holluar te pjata rrotulluese dhe nxeheni për dhjetë
minuta me fuqi maksimale.
4. Lajeni pjatën e cila nuk e dëmton pjatalarësen, sa herë të jetë e
nevojshme.
MOS derdhni ujë te vrimat e ajrosjes. KURRË mos përdorni produkte
gërryese ose tretës kimikë. Tregoni kujdes kur të pastroni gominat e
derës, për të siguruar që asnjë copë:
• Të mos grumbullohet
• Të mos pengojë mbylljen e derës siç duhet
Ena e gatimit Nuk e dëmton
mikrovalën
Komente
Letrat
• Pjatat, gotat,
pecetat dhe letrat e
kuzhinës
✓
Për kohë të shkurtër gatimi dhe
për ngrohjeje. Gjithashtu për të
thithur lagështirën e tepërt.
• Letër e ricikluar
✗
Mund të shkaktojnë hark elektrik.
Plastiket
• Enët
✓
Sidomos nëse janë prej lënde
termoplastike rezistente ndaj
nxehtësisë. Disa materiale të tjera
plastike mund të mblidhen ose
të çngjyrosen në temperaturë
të lartë. Mos përdorni plastikë
melaminë.
• Qeset plastike
ngjitëse
✓
Mund të përdoren për të ruajtur
lagështinë. Nuk duhet të prekin
ushqimin. Kujdes kur të hiqni
qesen plastike pasi mund të dalë
avull i nxehtë.
• Qeset e ngrirjes
✓ ✗
Vetë nëse përdoren për zierje
ose nëse janë rezistente ndaj
nxehtësisë. Nuk duhet të jenë
hermetike. Shpojini me pirun
nëse është e nevojshme.
Letra e dyllit ose letra
e vajit
✓
Mund të përdoren për të ruajtur
lagështinë dhe për të shmangur
stërpikjet.
✓
: Rekomandohet
✓✗
: Tregoni kujdes
✗
: E pasigurt
ME71A-BOL_DE68-03794C_SQ.indd 12 2011-09-01 12:48:44