5
1.3 Ekrani kryesor
Ju mund t'i sillni të gjitha gjërat që përdorni më shpesh (aplikacionet, shkurtoret, mini-aplikacionet, dosjet) në
ekranin kryesor për qasje të shpejtë, më pas të rrëshqitni lart nga pjesa e poshtme e ekranit për t'u kthyer tek
ekrani kryesor.
Rrëshqitni lart nga pjesa e poshtme e ekranit për të hyrë në menynë e
aplikacioneve
Shiriti i statusit
• Treguesit e statusit/njoftimeve
• Rrëshqitni poshtë për të parë panelin e njoftimeve
Rrëshqitni përsëri poshtë për të hyrë te qendra e kontrollit
Rrëshqitni me gisht majtas ose djathtas për të parë më shumë ekrane
Shiriti i kërkimit
• Futni tekstin në shiritin e kërkimit
• Klikoni mikrofonin për të nisur një kërkim me të folur
Prekni për të hapur një aplikacion ose dosje
Prekni dhe mbajeni prekur për të lëvizur ose ndryshuar aplikacionet
Shiriti i aplikacioneve të preferuara
• Prekni për të hapur një aplikacion
• Prekni dhe mbajeni prekur për të lëvizur ose ndryshuar aplikacionet
1.4 Shiriti i statusit
Shiriti i statusit shfaqet në krye të ekranit
kryesor dhe përfshin ikonat që tregojnë
statusin e telefonit dhe sinjalizimet për
njoftimet e reja.
Ikona Statusi Ikona Statusi
Wi-Fi® aktiv Bateria (e karikuar plot)
Rrjeti (sinjali plot) Mesazh i ri
Shërbimi i të dhënave 5G Modaliteti Në heshtje
Modaliteti Avion Modaliteti Mos shqetëso
Alarmi i vendosur Mesazh i ri në Gmail
Bateria (po karikohet) Regjistruesi i ekranit
Vendndodhja NFC e aktivizuar