20
YT Music
Shkarkuesi i YT Music është një program Windows që thjeshton shkarkimin e videove dhe muzikës nga
YouTube. Shkarkuesi i YT Music ju mundëson të shkarkoni video dhe/ose audio nga YouTube. Programi
është i orientuar drejt muzikës, kështu që ju mund të ruani video muzikore (ose çdo video) ose t'i
konvertoni këto video në thjesht muzikë dhe aplikacioni do t'i ruajë ato automatikisht në formatin
MP3. Duke vendosur lidhjen e duhur të YouTube, programi është shumë i shpejtë në konvertimin dhe
ruajtjen e këtyre artikujve në skedar dhe pasi të ketë përfunduar, ju do të keni qasje në këtë muzikë
offline dhe përmes çdo pajisjeje tjetër tek e cila ju keni transferuar këta skedarë.
6 Aplikacionet e tjera ........................................................
Rrëshqitni lart nga pjesa e poshtme e ekranit për të hyrë në këto aplikacione të tjera.
Play Store
Shërben si dyqani zyrtar i aplikacioneve për sistemin operativ Android, duke u mundësuar
përdoruesve të shfletojnë dhe të shkarkojnë aplikacione dhe lojëra. Aplikacionet ofrohen ose falas, ose
kundrejt një pagese.
Files
Aplikacioni Files shfaq të gjitha të dhënat e ruajtura në telefon, duke përfshirë ato në memorien e
brendshme dhe në kartën e jashtme SD, si për shembull aplikacionet, skedarët media të shkarkuar nga
Google Play Store, YouTube ose vendet e tjera; videot, fotografitë ose audion që keni regjistruar; të
dhënat e tjera të transferuara me Bluetooth, kabllo USB etj.
7 Siguria .............................................................................
7.1 Kyçja e ekranit
Nga ekrani kryesor, hyni te Cilësimet në qendrën e kontrollit ose nga lista e kërkimit të aplikacioneve. Shkoni te
Siguria > Kyçja e ekranit.
Kyçja e ekranit ju mundëson ta siguroni telefonin tuaj kundër përdorimit nga të tjerët pa lejen tuaj. Aktivizoni
opsionet e mëposhtme të sigurisë: Model, PIN ose Fjalëkalim. Kujtdo që ndez telefonin tuaj do t'i kërkohet që ta
shkyçë ekranin që të ketë qasje në pajisjen tuaj. Pajisja juaj mund të shkyçet nga kushdo nëse ju zgjidhni Asnjë ose
Rrëshqit.
7.2 Kyçja e kartës SIM
Kodi PIN i kartës SIM pengon qasjen në rrjetet e internetit celular. Kur është i aktivizuar, çdo pajisje që përmban
kartën SIM do të kërkojë kodin PIN pasi të rindizet. Kodi PIN i kartës SIM nuk është e njëjta gjë si kodi i kyçjes që
përdoret për të shkyçur pajisjen.