9
3.7 Mirëqenia dixhitale dhe kontrollet prindërore
• Shkoni te Cilësimet dhe prekni Mirëqenia dixhitale dhe kontrollet prindërore për të zbuluar sesa kohë keni
shpenzuar në telefon dhe madje në çdo aplikacion. Ju mund të personalizoni kufirin e kohës për përdorimin e
telefonit.
• Përveç kësaj, prindërit mund të kufizojnë kohën e përdorimit nga fëmijët e tyre dje të menaxhojnë zakonet e
tyre të shfletimit.
3.8 Gjestet
Ju mund ta ndryshoni lundrimin në sistemi duke shkuar te Cilësimet > Sistemi > Gjestet > Lundrimi në sistemi,
dhe më pas të zgjidhni një lloj lundrimi në sistem.
Lundrimi me gjeste
Prekni Lundrimi me gjeste për të aktivizuar qasjen në ndërfaqe të ndryshme duke rrëshqitur në ekranin e telefonit.
• Shko në ndërfaqen e aplikacioneve të fundit: rrëshqitni lart nga pjesa e poshtme e ekranit dhe ndaloni.
• Shko në faqen kryesore: rrëshqitni lart nga pjesa e poshtme e ekranit.
• Shko prapa: rrëshqitni ose nga ana e majtë, ose nga ana e djathtë e ekranit.
Lundrimi me 3 butona
Prekni Lundrim me 3 butona që në pjesën e poshtme të ekranit të shfaqen butonat e mëposhtëm.
Butoni Aplikacionet e fundit
• Prekeni për të parë aplikacionet e përdorura së fundmi. Rrëshqitni lart në ekran për të hequr një miniaturë të
veçantë nga lista, ose lëvizni deri në fund nga e majta dhe prekni PASTRO TË GJITHA për t'i hequr të gjitha
miniaturat nga lista.
• Shtypja e butonit Aplikacionet e fundit mundëson gjithashtu qasjen te Pamje ekrani. Prekni Pamje ekrani për
të shkrepur menjëherë atë çfarë gjendet në ekran.
Butoni Ekrani kryesor
• Nga çdo aplikacion ose pamje ekrani, prekeni që të ktheheni në ekranin kryesor.
• Prekeni dhe mbajeni prekur që të hapet Google Assistant, me të cilin mund të kërkoni për informacione online,
të hapni aplikacione në telefon ose të dërgoni mesazhe.
Butoni Kthehu pas
Prekeni për t'u kthyer pas në ekranin e mëparshëm ose për të mbyllur një dritare dialogu, një meny opsionesh ose
panelin e njoftimeve.
3.9 Përdoruesit e shumtë
Ju mund ta ndani telefonin tuaj me përdorues të tjerë duke shkuar te Cilësimet > Sistemi > Përdorues të shumtë,
më pas të aktivizoni
.
Dhe do të shihni opsionet e mëposhtme për zgjedhje.
• Ju (Pronari): Prekeni dhe mund të vendosni informacionin e profilit tuaj.
• Shto vizitor: Prekeni për të krijuar një vizitor të ri dhe përfundoni cilësimet e tjera.
• Shto përdorues: Prekeni për të shtuar përdorues të ri dhe për ta lejuar atë të konfigurojë hapësirën e tij.