EasyManuals Logo

T-Mobile T Phone Pro 2023 User Manual

T-Mobile T Phone Pro 2023
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Page #58 background imageLoading...
Page #58 background image
28
Telefoni nuk lidhet dot në një rrjet ose shfaqet "Nuk ka shërbim"
Provoni të lidheni me rrjetin duke shkuar në një vend tjetër fizik.
Verifikoni mbulimin e rrjetit në zonën tuaj aktuale.
Kontrolloni nëse karta SIM është e vlefshme.
Sigurohuni që telefoni nuk është vendosur në modalitetin Avion.
Nëse jeni larg nga rrjeti juaj T-Mobile, mund të nevojitet të aktivizoni roaming në cilësimet e telefonit, për t'u
lidhur në një rrjet tjetër. Mund të aplikohen tarifa për roaming.
Telefoni nuk lidhet dot në internet
Sigurohuni që në planin tuaj të shërbimit me valë disponohet shërbimi i internetit me të dhëna celulare.
Kontrolloni cilësimet e telefonit. Sigurohuni që është aktivizuar opsioni i internetit celular ose Wi-Fi është lidhur.
Sigurohuni që ndodheni në një vend ku ka mbulim rrjeti për internet celular ose lidhje interneti me Wi-Fi.
Provoni të lidheni më vonë ose nga ndonjë vend tjetër.
Karta SIM e pavlefshme
Sigurohuni që karta SIM është futur si duhet (shihni “Vendosja e kartës nano SIM”).
Sigurohuni që çipi në kartën SIM nuk është dëmtuar.
Sigurohuni që shërbimi i kartës suaj SIM përputhet me rrjetin ku ndodheni.
Telefoni nuk bën dot thirrje dalëse
Sigurohuni që keni formuar një numërvlefshëm dhe keni prekur butonin Thirr në telefonin tuaj.
Për thirrje ndërkombëtare, kontrolloni prefiksin e shtetit dhe të zonës.
Sigurohuni që telefoni është i lidhur në një rrjet dhe që rrjeti nuk është i mbingarkuar apo është
ipadisponueshëm.
Kontrolloni statusin e abonimit tuaj.
Sigurohuni që nuk keni bllokuar thirrjet dalëse.
Telefoni nuk ndizet
Nëse telefoni nuk ndizet, karikojeni të paktën 10 minuta, për të siguruar fuqinë minimale të nevojshme
baterisë.
Më pas ndizeni përsëri.
Telefoni nuk është përgjigjur për disa minuta
Nëse telefoni nuk përgjigjet, fikni telefonin duke shtypur dhe mbajtur shtypur butonin e ndezjes/fikjes derisa
telefoni të fiket dhe pastaj ndizeni përsëri.
Telefoni fiket vetë
Nëse telefoni juaj fiket vetë, sigurohuni që butoni i ndezjes/fikjes nuk është shtypur pa dashje.
Kontrolloni nivelin e karikimit të baterisë.
Nëse ai nuk punon sërish, ktheni telefonin në gjendje fabrike nëpërmjet opsioneve të rivendosjes në cilësimet e
telefonit. Sigurohuni që të bëni kopje rezervë të të dhënave tuaja.

Table of Contents

Questions and Answers:

Question and Answer IconNeed help?

Do you have a question about the T-Mobile T Phone Pro 2023 and is the answer not in the manual?

T-Mobile T Phone Pro 2023 Specifications

General IconGeneral
BrandT-Mobile
ModelT Phone Pro 2023
CategoryCell Phone
LanguageEnglish

Related product manuals