EasyManua.ls Logo

AEG ABE818E6NC - 7. KUJDESI DHE PASTRIMI; 7.1 Pastrimi i pjesës së brendshme; 7.2 Pastrimi periodik; 7.3 Shkrirja e ngrirësit

AEG ABE818E6NC
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
7. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve të
sigurisë.
7.1 Pastrimi i pjesës së
brendshme
Përpara përdorimit të pajisjes për herë të
parë, pjesa e brendshme dhe të gjitha
aksesorët e brendshëm duhen pastruar
me ujë të vakët dhe pak sapun neutral
për të hequr erën tipike të produkteve të
reja, pastaj duhen të thahet plotësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjentë,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këta pastrues mund të
dëmtojnë sipërfaqet e
lëmuara.
KUJDES!
Aksesorët dhe pjesët e
pajisjes nuk janë të
përshtatshme për larje në
lavastovilje.
7.2 Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me
pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t’u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
7.3 Shkrirja e ngrirësit
Ndarja e ngrirësit është pa formim
bryme. Kjo do të thotë se gjatë procesit
të punës nuk krijohet brymë, as në muret
e brendshme as mbi ushqime.
7.4 Periudha e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për një periudhë
të gjatë, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga furnizimi me
elektricitet.
2. Hiqni të gjithë ushqimin.
3. Pastroni pajisjen dhe të gjithë
aksesorët.
4. Lëreni derën paksa hapur për të
shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve të
sigurisë.
8.1 Çfarë duhet bërë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon. Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina e pajisjes nuk është
lidhur siç duhet me prizën e
rrjetit.
Futeni në prizë siç duhet
spinën e pajisjes.
www.aeg.com14

Table of Contents

Related product manuals