apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini
udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen
lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
• Fëmijët e moshës nga 3 deri 8 vjeç lejohen që të
mbushin dhe zbrazin pajisjen me kusht që të kenë
marrë udhëzimet e duhura.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse, me
kusht që të mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
• Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg
nga pajisja, përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të
vazhdueshme.
• Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që ata të
mos luajnë me pajisjen dhe.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
• Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Kjo paisje përdoret vetëm për ruajtjen e ushqimeve
dhe pijeve.
• Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në
ambient të brendshëm.
• Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli,
dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të
ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht)
nivelet e përdorimit shtëpiak.
• Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, respektoni
udhëzimet e mëposhtme:
SHQIP 3