EasyManua.ls Logo

Bosch Climate Class 6000i - Këshilla Të Përgjithshme; Lidhja E Njësisë Së Brendshme; Lidhja E Njësisë Së Jashtme; Lidhja Elektrike

Bosch Climate Class 6000i
176 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Instalimi
Climate Class 6000i/8000i – 6721831489 (2021/02)
146
3.5 Lidhja elektrike
3.5.1 Këshilla të përgjithshme
PARALAJMËRIM
Rrezik për jetën nga rryma elektrike!
Prekja e pjesëve elektrike që janë nën tension, mund të shkaktojë goditje
elektrike.
Para punimeve në pjesët elektrike, ndërpriteni furnizimin me tension
shumëpolësh (siguresa/çelësi LS) dhe sigurojeni ndaj rindezjes pa
dashje.
Punimet në sistemin elektrik mund të kryhen vetëm nga një elektricist
i miratuar.
Respektoni masat e sigurisë sipas rregulloreve kombëtare dhe
ndërkombëtare.
Nëse ka rrezik sigurie në tensionin e linjës apo në rast qarku të
shkurtër gjatë instalimit, informojeni operatorin me shkrim dhe mos i
instaloni pajisjet pa u zgjidhur problemi.
Kryejini të gjitha lidhjet elektrike sipas planit të lidhjeve elektrike.
Priteni izolimin e kabllos vetëm me veglat e posaçme.
Mos lidhni asnjë konsumator tjetër në linjën elektrike të pajisjes.
Mos ngatërroni fazën me nulin. Përndryshe mund të shkaktoni avari.
Në rast lidhjeje fikse elektrike, instaloni një mbrojtëse nga
mbitensioni dhe një automat të përcaktuar për 1,5 herë konsumin
maksimal të energjisë së pajisjes.
3.5.2 Lidhja e njësisë së brendshme
Njësia e brendshme lidhet me njësinë e jashtme përmes një kablloje
komunikimi 4-telëshe të tipit H07RN-F. Prerja tërthore e përçuesit të
kabllos së komunikimit duhet të jetë minimumi 1,5 mm
2
.
KËSHILLË
Dëmet në pronë për shkak të lidhjes së gabuar të njësisë së
brendshme
Njësia e brendshme ushqehet me tension nga njësia e jashtme.
Lidheni njësinë e brendshme vetëm te njësia e jashtme.
Për lidhjen e kabllos së komunikimit:
Hapni kapakun e sipërm dhe të parmë.
Lironi fiksuesit e kapakut të sipërm.
Mbani kapakun e sipërm përkundër trupit dhe ngrijeni.
Hiqni kapakun e parmë nga grepat dhe tërhiqeni shinën përpara.
( figura 15).
Përgatitni fundin e kabllos së lidhjes [3] për njësinë e brendshme
( figura 16 deri 17).
Hiqni vidën [4] dhe hiqni kapakun [5] e klemave të lidhjes.
Përthyejeni për jashtë hyrjen e kabllos nga mbrapa njësisë së
brendshme dhe kaloni kabllon.
Lidheni kabllon me klemat N, 1, 2.
Lidhni përçuesin mbrojtës [2] te .
Vini re caktimin e telave në klema.
Rilidhni kapakun e klemave të lidhjes.
Rilidhni kapakun e parmë dhe të sipërm.
Kaloni kabllot te njësia e jashtme.
3.5.3 Lidhja e njësisë së jashtme
Një kabllo elektrike (3 tela) dhe kablloja e komunikimit (4 tela) lidhen me
njësinë e jashtme. Përdorni kabllo të tipit H07RN-F me prerje të
majtueshme tërthore të përçuesit dhe sigurojeni lidhjen me linjën
elektrike përmes një sigurese ( tabela 7).
tab. 7
Përgatitni fundin e kabllos së korrentit ( figura 18).
Përgatitni fundin e kabllos së komunikimit ( figura 19).
Hiqni kapakët [3+6] të lidhjeve elektrike ( figura 20).
Modeli CLC6001i... ka vetëm kapakun e jashtëm [3].
Sigurojeni kabllon e korrentit [2] dhe kabllon e komunikimit [1]
me kapësen [4]. Nëse është nevoja, vendoseni pjesën e dhënë [5]
ndërmjet tyre.
Lidhni kabllon e korrentit me klemat N, 1 dhe .
Lidhni kabllot e komunikimit në klemat N, 1, 2 dhe
(caktimi i telave në klema sipas njësisë së brendshme).
Rivendosni kapakët.
Njësia e jashtme Mbrojtja e
rrjetit
Prerja tërthore e përçuesit
Kablloja
elektrike
Kablloja e
komunikimit
Të gjithë tipat 16 A 1,5 mm
2
≥1,5mm
2
OBJ_DCL-6721831489-001.fm Page 146 Wednesday, April 21, 2021 2:52 PM

Table of Contents

Other manuals for Bosch Climate Class 6000i

Related product manuals