EasyManua.ls Logo

Stihl EVC 4000.1 - 7 Mirëmbajtja; 7.1 Intervalet e mirëmbajtjes; 7.2 Kontrolli i nivelit të vajit; 7.3 Ndërroni filtrin e vajit

Stihl EVC 4000.1
204 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
7 Mirëmbajtja
7.1 Intervalet e mirëmbajtjes
Intervalet e mirëmbajtjes varen nga kushtet e
mjedisit dhe të punës. STIHL rekomandon
intervalet e mëposhtme të mirëmbajtjes:
Përpara çdo përdorimi:
Kontrolli i nivelit të vajit, 7.2.
Kontrolli i filtrit të ajrit, 7.3.
Pas muajit të parë ose pas 5 orësh pune:
Ndërrimi i vajit të motorit, 7.6.
Çdo 3 muaj ose pas 25 orësh pune:
Pastrimi i filtrit të ajrit, 7.4.
Çdo 12 muaj ose pas 100 orësh pune:
Ndërrimi i vajit të motorit, 7.6.
Kontrolli i kandelave, 7.5.
Ndërrimi i filtrit të ajrit, 7.3.
Kryeni inspektim nga person i specializuar.
STIHL rekomandon shitësit e STIHL.
Çdo 24 muaj ose pas 200 orësh pune:
Ndërrimi i kandelës, 7.5.
Kontrolloni zorrët e karburantit dhe rinovojini
nëse është e nevojshme. STIHL rekomandon
shitësit e STIHL.
7.2 Kontrolli i nivelit të vajit
Vendoseni pajisjen STIHL në një sipërfaqe të
rrafshët.
Fikeni motorin.
Zhvidhosni shufrën e vajit (1) dhe pastrojeni
me një leckë.
Futeni shufrën e vajit (1) në grykën e
mbushjes, mos e shtrëngoni.
Hiqeni shufrën e vajit dhe lexoni nivelin e vajit
në fushën e matjes (2). Nëse është nevoja,
rimbusheni vajin e motorit me një hinkë të
përshtatshme deri sa të arrihet niveli maksimal
(3).
Vidhoseni shufrën e vajit (1).
7.3 Ndërroni filtrin e vajit
Fikeni motorin.
Vendoseni pajisjen STIHL në një sipërfaqe të
rrafshët.
Pastrojeni me një leckë kapakun dhe kasën e
filtrit të ajrit.
Lirojini dorezat rrotulluese (1).
Hiqni kapakun (2).
Hiqni elementin e filtrit (3).
Hiqni filtrin e shkumës (4) nga filtri i letrës (5).
Kontrolloni elementin e filtrit (3) dhe filtrin (4,
5). Nëse vërehet dëmtim apo ndotje e fortë e
filtrave, ndërrojini pjesët.
Zhyteni filtrin e ri të shkumës (4) në vaj të ri
motori përpara instalimit. Shtrydheni jashtë
vajin e tepërt të motorit.
Futni filtrin e shkumës (4) në filtrin e letrës (5).
Futni elementin e filtrit (3).
Vendosni kapakun (2).
Vidhosni dorezat rrotulluese (1).
7.4 Pastrimi i filtrit të ajrit
Pastrimi i filtrit të ajrit sipas intervaleve të
përcaktuara të mirëmbajtjes,
7.1. Kur e
përdorni pajisjen STIHL në kushte me pluhur,
pastrojini më shpesh filtrat.
Fikeni motorin.
Vendoseni pajisjen STIHL mbi një sipërfaqe të
rrafshët.
Pastrojeni me një leckë kasën dhe kapakun e
filtrit të ajrit.
Hiqni elementin e filtrit, 7.3.
Shqip 7 Mirëmbajtja
144 0478-983-9913-B

Table of Contents

Related product manuals