► Lajeni filtrin e shkumës (1) me ujë me sapun
dhe lëreni të thahet. Hidheni tretësirën e
ndotur të sapunit në një mënyrë që nuk
dëmton mjedisin.
► Pastrojeni filtrin e shkumës (1) në vaj të ri
motori përpara instalimit. Shtrydheni jashtë
vajin e tepërt të motorit.
Goditeni filtrin prej letre (2).
UDHËZIM
■ Pastrimi me ajër me presion mund ta
dëmtojë filtrin prej letre.
► Mos e pastroni filtrin prej letre me ajër me
presion.
UDHËZIM
■ Pluhuri dhe papastërtitë pas filtrit prej letre
mund të shkaktojnë dëmtimin e motorit.
► Pastrojeni filtrin prej letre, në mënyrë që të
mos mbetet pluhur dhe papastërti.
►
Montoni filtrin e ajrit, 7.3.
7.5 Kontrolli i kandelave
► Vendoseni pajisjen STIHL mbi një sipërfaqe të
rrafshët.
► Fikeni motorin dhe lëreni të ftohet.
► Hiqni spinën e kandelës (1).
► Nëse zona rreth kandelës (2) është e ndotur:
Pastrojeni zonën rreth kandelës (2) me një
leckë.
► Zhvidhoseni kandelën (2).
► Pastrojeni kandelën (2) me një leckë.
► Mateni distancën e elektrodës (A) me një
matës trashësie. Rregullojeni nëse është e
nevojshme: A = 0,8 mm.
►
Ndërroni kandelën,
9.2:
–
Nëse kandela (2) është e gërryer.
–
Nëse izolanti ka plasaritje apo dëmtime.
► Shtrëngojeni kandelën (2) fort me dorë.
► Shtrëngojeni kandelën (2) me një çelës
kandelesh.
–
Kandela e përdorur: Rrotullim 1/8 deri në 1/4
–
Kandela e re: Rrotullim 1/2
► Shtyjeni fort spinën e kandelës (1).
7.6 Ndërrimi i vajit të motorit me
valvulën e shkarkimit të vajit
Vaji i ngrohtë i motorit shkarkohet shpejt dhe
tërësisht.
► Mbajeni motorin të ngrohtë.
► Mbajeni në punë derisa të zbrazet serbatori.
► Fikeni motorin.
► Vendoseni pajisjen STIHL në një sipërfaqe të
rrafshët.
KUJDES
■ Rrezik djegieje
► Mos i prekni pjesët e nxehta të motorit.
►
Zhvidhosni shufrën e vajit (1), 7.2.
► Hiqni kapakun (2) e valvulës së shkarkimit të
vajit (3).
► Vendosni zorrën e duhur (4).
► Vendosni enët e përshtatshme pranë pajisjes
STIHL.
7 Mirëmbajtja Shqip
0478-983-9913-B 145