EasyManua.ls Logo

Stihl RM 248.2 T - Rimbushja E Korrëses Së Barit Me Karburant

Stihl RM 248.2 T
480 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Shtrëngoni pjesën e sipërme të shportës së
barit (1) me pjesën e poshtme të shportës së
barit (2).
Gjuhëzat (3) dhe vjaskat (5) duhet të jenë nga
brenda. Gjuhëzat (3) duhet të jenë në nivelin e
vrimave (4).
Shtyji gjuhëzat (3) njëra pas tjetrës nëpër
vrima (4) nga mbrapa për përpara.
Gjuhëzat (3) puthiten me kërcitjen
karakteristike.
6.2.2 Varja në vend e shportës së barit
Fikeni motorin.
Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
Hapni dhe mbani kapakun e daljes (1).
Kapni shportën e barit (2) nga doreza kapëse
(3) dhe vareni nga grremçat (4) te mbajtëset
(5).
Kapaku (6) duhet mbyllur.
Vendosni kapakun e daljes (1) mbi shportën e
barit (2).
6.2.3 Shkëputja e shportës për mbledhjen e
barit
Fikeni motorin.
Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
Hapni dhe mbani kapakun e daljes.
Hiqeni shportën për mbledhjen e barit nga
doreza për lart.
Mbyllni kapakun e daljes.
6.3 Mbushja me vaj motori
Vaji i motorit vajos dhe ftoh motorin.
Specifikimi i vajit të motorit dhe sasia e mbushjes
përcaktohen në udhëzimet e përdorimit të
motorit.
UDHËZIM
Motori nuk vjen kurrë i mbushur me vaj në
çastin e dorëzimit. Nisja e motorit pa vaj apo
me pak vaj motori mund ta dëmtojë korrësen e
barit.
Kontrolloni nivelin e vajit të motorit përpara
çdo procesi nisjeje dhe rimbusheni me vaj
motori nëse është nevoja.
Mbusheni vajin e motorit sipas përshkrimit në
udhëzimet e përdorimit të motorit.
7 Rimbushja e korrëses së
barit me karburant
7.1 Rimbushja e kositëses së barit
me karburant
UDHËZIM
Nëse kositësja e barit nuk rimbushet me
karburantin e duhur, mund të dëmtohet.
Ndiqni udhëzimet e përdorimit të motorit.
Fikeni motorin.
Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
Pastrojeni me një leckë të lagur zonën rreth
kapakut të serbatorit.
Kthejeni kapakun e serbatorit (1) në drejtim
kundërorar derisa të mund të hiqet.
Hiqeni kapakun e serbatorit.
Mbusheni karburantin në mënyrë të atillë që të
mbeten së paku 15 mm të lira në buzën e
serbatorit.
Vendosni kapakun e serbatorit në serbator.
Kthejeni kapakun e serbatorit në drejtim orar
dhe shtrëngojeni fort me dorë.
Serbatori është i mbyllur.
Shqip 7 Rimbushja e korrëses së barit me karburant
328 0478-111-9849-A

Table of Contents

Related product manuals