4.4 Veshje dhe pajime
PARALAJMËRIM
■
Gjatë punës mund të hidhen sende me
shpejtësi të lartë. Përdoruesi mund të
lëndohet.
►
Vishni pantallona të gjata prej materiali
rezistent.
■ Gjatë punës krijohet zhurmë. Zhurma mund
t'ju dëmtojë dëgjimin.
► Mbani një mbrojtëse veshësh.
■ Gjatë punës mund të ngrihet pluhur. Thithja e
pluhurit mund të jetë e dëmshme për
shëndetin dhe të shkaktojë reaksione
alergjike.
►
Nëse ka pluhur: Mbani maskë kundër
pluhurit.
■ Veshjet e papërshtatshme mund të ngecin
nëpër pemë, shkurre dhe korrësen e barit.
Përdoruesit pa veshjen e duhur mund të
pësojnë lëndime të rënda.
►
Vishni rroba të ngushta që rrinë pas trupit.
► Hiqini shallet dhe varëset.
■ Gjatë pastrimit, mirëmbajtjes apo bartjes
përdoruesi mund të bjerë në kontakt me
thikën. Përdoruesi mund të lëndohet.
►
Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
► Mbani këpucë që i rezistojnë konsumimit,
me qafë dhe me shollë që nuk rrëshqet.
■ Nëse përdoruesi mban këpucë të
papërshtatshme, mund të rrëshqasë.
Përdoruesi mund të lëndohet.
■
Gjatë mprehjes së thikave mund të kërcejnë
grimca materiali. Përdoruesi mund të
lëndohet.
►
Mbani syze të ngushta mbrojtëse. Syzet e
përshtatshme mbrojtëse testohen sipas
standardit EN 166 ose sipas normave
shtetërore dhe ofrohen në treg me shënimin
përkatës.
►
Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
4.5 Vendi i punës dhe mjedisi
PARALAJMËRIM
■
Personat e painteresuar, fëmijët dhe kafshët
mund të mos i kuptojnë rreziqet e korrëses së
barit dhe të sendeve të flakura dhe mund të
mos i marrin parasysh. Personat e
painteresuar, fëmijët dhe kafshët mund të
lëndohen rëndë dhe mund të ndodhin
dëmtime të pronës.
►
Mbajini personat e painteresuar, fëmijët dhe
kafshët larg terrenit të punës.
► Mbajeni larg objekteve.
► Mos e lini korrësen e barit pa mbikëqyrje.
► Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me
korrësen e barit.
■ Kur është në punë motori, nga marmita dalin
gaze të nxehta shkarkimi. Gazet e nxehta të
shkarkimit mund të ndezin materialet tepër të
ndezshme dhe të shkaktojnë zjarre.
►
Mbajeni rrymën e ajrit të shkarkuar larg
materialeve tepër të ndezshme.
4.6 Gjendja e rregullt e sigurisë
4.6.1 Korrëse bari
Korrësja e barit është në gjendje të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
–
Korrësja e barit është e padëmtuar.
–
Nuk ka rrjedhje benzine nga korrësja e barit.
–
Kapaku i serbatorit është i mbyllur.
–
Nuk ka rrjedhje vaji motori nga korrësja e barit.
–
Kapaku i vajit të motorit është i mbyllur.
–
Korrësja e barit është e pastër.
–
Komandat funksionojnë dhe janë të
pandryshuara.
–
Nëse është kositur dhe bari i prerë duhet
mbledhur në shportën për mbledhjen e barit:
Adapteri për copëtimin e materialit të kositur
është hequr, zgjatimi është shkëputur dhe
shporta për mbledhjen e barit është fiksuar
saktë.
–
Nëse është kositur dhe bari i prerë duhet
shkarkuar nga mbrapa: Shporta për mbledhjen
e barit është varur për jashtë dhe kapaku i
daljes është i mbyllur.
–
Nëse po bëni kositje dhe bari i kositur duhet të
drejtohet anash në dhé: Shporta për
mbledhjen e barit është shkëputur, adapteri
për copëtimin e materialit të kositur është futur
saktë dhe zgjatimi është fiksuar saktë.
–
Nëse po copëtoni: Zgjatja dhe shporta për
mbledhjen e barit janë shkëputur dhe adapteri
për copëtimin e materialit tl kositur është futur
saktë.
–
Thika është e montuar siç duhet.
–
Janë montuar saktë aksesorë origjinalë të
STIHL për këtë korrëse bari.
–
Mekanizmat me sustë nuk janë të dëmtuar
dhe funksionojnë.
–
Kur lëshohet doreza e marsheve motori
ndalon.
PARALAJMËRIM
■
Në gjendje jo të sigurt, komponentët mund të
mos funksionojnë më siç duhet, pajisjet e
sigurisë mund të anashkalohen dhe të ketë
rrjedhje karburanti. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë apo të humbin jetën.
4 Udhëzime sigurie Shqip
0478-111-9800-B 345