EasyManuals Logo

Stihl RM 248.3 User Manual

Stihl RM 248.3
Go to English
512 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Page #356 background imageLoading...
Page #356 background image
Qëndroni në të djathtë të pajisjes.
Hapni dhe mbani kapakun e daljes (1).
Shtypni e mbajeni levën (2) poshtë me dorën
tuaj të majtë.
Me dorën e djathtë mbajeni korrësen e barit
nga doreza mbajtëse (3) dhe sistemojeni nga
mbrapa.
Korrësja e barit është e qëndrueshme dhe mund
të pastrohet.
15.2 Pastrimi i korrëses së barit
Fikeni motorin.
Lëreni korrësen e barit të ftohet.
Hiqeni prizën e kandelave.
Pastrojeni korrësen e barit me një leckë të
njomë.
Pastrojini vrimat e ajrimit me furçë.
Konfigurimi i korrëses së barit.
Zonën e thikës dhe thikën pastrojeni me
shkop, furçë të butë ose leckë të njomë.
Vendosni prizën e kandelave.
UDHËZIM
Pastrimi me një pastrues me presion të lartë
ose me rryma uji mund të dëmtojë pajisjen.
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
presion të lartë ose me rrymë uji.
16 Mirëmbajtja
16.1 Mirëmbajtja
Intervalet e mirëmbajtjes varen nga kushtet e
mjedisit dhe të punës. STIHL rekomandon
intervalet e mëposhtme të mirëmbajtjes:
Motori
Mirëmbajeni motorin sipas përcaktimit në
udhëzimet e përdorimit të motorit.
Korrësja e barit
Inspektojini çdo vit korrëset e barit te shitësi
specialist i STIHL.
16.2 Montimi dhe çmontimi i thikave
16.2.1 Heqja e thikës
Fikeni motorin.
Hiqeni prizën e kandelave.
Vendosni në pozicion korrësen e barit.
Bllokojeni thikën (1) me një copë druri (2).
Zhvidhosni vidën me rondele (3) në drejtimin e
shigjetës dhe hiqeni atë.
Hiqni thikën (1).
Hidhni vidën me rondele (3).
Për montimin e thikës (1) përdorni një vidë me
rondelë.
Vendosni prizën e kandelave.
16.2.2 Montimi i thikës
Fikeni motorin.
Hiqeni prizën e kandelave.
Vendosni në pozicion korrësen e barit.
Vendosni siguruesin e vidës Loctite 243 në
filetën e vidës me rondelë (1).
Vendoseni thikën (2) në mënyrë të atillë që
pjesët e ngritura të kapen në sipërfaqen e
mbështetjes në fole.
Vidhosni vidën me rondele (1).
Bllokojeni thikën (2) me një copë druri (3).
Vidhosni vidën me rondelë (1) me 60 Nm.
Vendosni prizën e kandelave.
16.3 Mprehja dhe balancimi i thikës
Nevojitet shumë praktikë për ta mprehur dhe
balancuar saktë thikën.
STIHL rekomandon që thikën ta mprihni e
balanconi pranë një shitësi të STIHL.
Adresat aktuale të tregtarëve të specializuar
mund të gjenden në agjencinë kombëtare
përkatëse STIHL www.stihl.com .
Shqip 16 Mirëmbajtja
356 0478-111-9800-B

Table of Contents

Questions and Answers:

Question and Answer IconNeed help?

Do you have a question about the Stihl RM 248.3 and is the answer not in the manual?

Stihl RM 248.3 Specifications

General IconGeneral
BrandStihl
ModelRM 248.3
CategoryLawn Mower
LanguageEnglish

Related product manuals