EasyManua.ls Logo

Stihl RM 248.3 - Page 347

Stihl RM 248.3
512 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
të dalin stërkala benzine. Dalja e benzinës me
stërkala mund të sjellë ndezjen e saj.
Përdoruesi mund të lëndohet rëndë.
Lëreni fillimisht korrësen e barit të ftohet
dhe pastaj hapeni kapakun e serbatorit.
Rrobat që bien në kontakt me benzinën marrin
flakë më lehtë. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë
dëmtim i pronës.
Nëse rrobat ju bien në kontakt me
benzinën: Ndërrojini rrobat.
Benzina mund të rrezikojë mjedisin.
Mos e derdhni karburantin.
Hidheni benzinën në mënyrën e duhur dhe
ekologjike.
Nëse benzina bie në kontakt me lëkurën apo
me sytë, këto mund të acarohen.
Shmangeni kontaktin me benzinën.
Nëse ndodh kontakt me lëkurën: Lajeni
lëkurën e prekur me ujë dhe sapun.
Nëse ndodh kontakt me sytë: Shpëlajini
sytë së paku për 15 minuta me ujë të
bollshëm dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
Sistemi i ndezjes i korrëses së barit krijon
shkëndija. Shkëndijat mund të dalin jashtë e të
shkaktojnë zjarre dhe shpërthime në ambiente
me djegshmëri të lartë apo me atmosferë
shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim
i pronës.
Përdorni kandelat e përshkruara në
udhëzimet e përdorimit të motorit.
Futeni kandelën dhe shtrëngojeni mirë.
Shtypeni mirë tapën e kandelës.
Nëse korrësja e barit rimbushet me benzinë
që nuk është e përshtatshme për motorin,
korrësja e barit mund të dëmtohet.
Përdorni benzinë marke, të re dhe pa
plumb.
Respektoni specifikimet e udhëzimeve të
përdorimit të motorit.
4.8 Puna
PARALAJMËRIM
Nëse përdoruesi nuk e nis saktë motorin,
mund të humbasë dhe kontrollin e korrëses së
barit. Përdoruesi mund të lëndohet rëndë.
Niseni motorin sipas përshkrimit në këto
udhëzime përdorimi.
Përdoruesi nuk duhet të punojë më në situata
të caktuara. Përdoruesi mund të pengohet, të
rrëzohet dhe të lëndohet rëndë.
Punoni me qetësi dhe vëmendje.
Kositni vetëm kur ka shikueshmëri të mirë.
Nëse kushtet e ndriçimit dhe shikueshmëria
janë në nivel të ulët, mos punoni me
korrësen e barit.
Përdoreni vetëm korrësen e barit.
Shikoni për pengesa.
Mos e anoni korrësen e barit.
Punoni duke qëndruar mbi terren për të
ruajtur balancën.
Nëse ndjeni lodhje: Bëni një pushim.
Nëse kositni në pjesë të pjerrëta: Kositni
përgjatë pjerrësisë.
Mos punoni në shpate me pjerrësi mbi 25°
(46,6%).
Përdoreni korrësen e barit me kujdes të
veçantë, sidomos kur punoni pranë
pjerrësive, buzëve të terrenit, hendeqeve,
gropave të mbeturinave dhe pritave.
Planifikojini orët e punës në mënyrë të atillë
që të shmangni ngarkesa të larta për kohë
të gjatë.
Kur motori është në punë dalin gaze
shkarkimi. Thithja e avujve të gazeve të
shkarkimit mund të helmojë njeriun.
Mos i thithni gazet e shkarkimit.
Punoni me kositën e barit në vend të
mirajruar.
Nëse keni të përziera, dhimbje koke,
vështirësi në shikim, probleme me dëgjimin
apo marramendje: Ndërpriteni punën dhe
vizitoni mjekun.
Nëse përdoruesi mban mbrojtëse veshësh
dhe motori është në punë, përdoruesi mund t'i
perceptojë e vlerësojë zhurmat deri në një farë
mase të kufizuar.
Punoni me qetësi dhe vëmendje.
Korrësja e barit vjen me një pajisje ndalimi të
motorit.
Motori dhe thika ndalojnë brenda 3
sekondave nëse e lëshoni dorezën e
marsheve.
Thika rrotulluese mund ta presë përdoruesin.
Përdoruesi mund të lëndohet rëndë.
Hiqeni tapën e kandelës.
Mos e prekni thikën në rrotullim.
Nëse tehu bllokohet nga ndonjë
send: Fikeni motorin. Vetëm atëherë
hiqeni sendin.
Nëse korrësja e barit ndryshon gjatë punës
ose sillet në mënyrë të pazakontë, korrësja e
barit mund të jenë në një gjendje jostandarde.
Personat mund të lëndohen rëndë dhe të
ndodhin dëmtime të pronës.
Ndërpriteni punën dhe vizitoni shitësin e
specializuar të STIHL.
4 Udhëzime sigurie Shqip
0478-111-9800-B 347

Table of Contents

Related product manuals