VIVAX AL
26
• Ndërrimi i kanaleve
Shtypni [CH▲ /CH ▼] butonat për të shkuar në kanalin e ardhshëm lart ose
poshtë. Ose shtypni butonat me numra për të zgjedhur kanal. Për shembull,
për të zgjedhur kanalin 12, shtypni [1], pastaj shtypni [2].
• Zgjidhje e mënyrës së zërit
Shtypni [Sound] butonin për të zgjedhur mes 5 mënyrave të ndryshme të zërit
të rregulluara prej më parë: Standard, Music, Movie, Sports dhe Personal.
• Zgjidhje e mënyrës së pamjes
Shtypni [Picture] butonin për të zgjedhur mes 6 mënyrave të ndryshme të
pamjes të rregulluara prej më parë: Standard, Cinema Day, Cinema Night, PC
Game, Dynamic dhe Personal.
• Zgjidhje e raportit
Shtypni [Zoom] butonin për të ndryshuar raportin e pamjes mes Normal, 4:3,
Wide, Zoom dhe Cinema
►SHËNIM
Opsioni i raportit të pamjes varet nga burimet e ndryshme.
• Ngrirja e pamjes
Shtypni [Still] butonin për të ngrirë pamjes në çfarëdo moment.
Shtypni përsëri për të vazhduar me lëvizje normale.
• Rregullimi i kohëmatësit të gjumit
Mund të specifikoni se sa gjatë doni të presë TV-ja juaj para se të shkyçet
automatikisht.
Me shtypje të [Sleep] butonit me përsëritje do të keni mundësi të ndërroni
mënyrën e kohëmatësit të gjumit: Off, 15Min, 30Min, 45Min, 60Min, 90Min,
120Min dhe 240Min.
• Audio funksioni
Me shtypje të [ I/II ] butonit në TV ekran do të shfaqen Auto opsionet si Stereo,
Dual I, Dual II, Përzier.
• Shfaqje e Listës së Kanaleve
Shtypni [ENTER] për të shfaqur listën e plotë të kanaleve digjitale dhe analoge
në dispozicion.
• Udhëzues Elektronik i Programimit (EPG)
Mundëson qasje të përshtatshme që do të
jetë në dispozicion në 7 ditët e ardhshme.
Informatat e shfaqura nga EPG janë
mundësuar nga rrjetet komerciale televizive vetëm për kanalet digjitale. EPG-
ja gjithashtu mundëson mënyrë të lehtë për programim të incizimit të
programeve tuaja të preferuara. Nuk ka nevojë për rregullim të kohëmatësve
të komplikuar