EasyManua.ls Logo

Bosch Climate Class 6000i - Caktimi I Funksionit Të Lëvizjes; Funksione Të Tjera; Modaliteti Me Kohëmatës

Bosch Climate Class 6000i
208 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Përdorimi
177
Climate Class 6000i/8000i – 6721831490 (2022/11)
3.11 Funksione të tjera
3.11.1 Caktimi i funksionit të lëvizjes
KËSHILLË
Nëse fletët e lëvizjes së ajrit qëndrojnë në pozicionin më të ulët gjatë
modalitetit të ftohjes ose të heqjes së lagështisë për një periudhë të gjatë
kohe, mund ketë rrjedhje kondensati. Rregullimi manual i fletëve të
lëvizjes së ajrit mund të shkaktojë interferencë.
Për të rregulluar fletët e lëvizjes së ajrit përdorni vetëm telekomandën.
Lëvizja vertikale
Shtypni tastin për të caktuar drejtimin e dëshiruar të fluksit të ajrit.
Rregullimi i fluksit të ajrit varet nga modaliteti i zgjedhur:
Në modalitetin e ftohjes ose të heqjes së lagështisë fluksi i ajrit mund
të drejtohet edhe nga tavani.
Në modalitetin e ngrohjes, nga ana tjetër, mund të zgjidhet edhe
drejtimi i fluksit nga dyshemeja
Modaliteti automatik nuk lejon rregullim të fluksit drejt tavanit apo
dyshemesë.
Cilësimi AUTO ka sjelljen e mëposhtme:
Modaliteti i ftohjes: Drejtimi i fluksit të ajrit vendoset diagonal për
poshtë dhe pastaj lëviz në horizontal ose pjerrtas për lart për ta
drejtuar ajrin e ftohtë nga tavani.
Modaliteti i ngrohjes: Drejtimi i fluksit të ajrit vendoset pjerrtas për
lart në temperaturë të ulët ajri në dalje dhe zhvendoset për poshtë me
temperaturë të ngrohtë ajri në dalje.
Modaliteti i heqjes së lagështisë: Drejtimi i fluksit të ajrit anohet për
lart.
Lëvizja horizontale
Shtypni tastin për të caktuar drejtimin e dëshiruar të fluksit të ajrit.
3.11.2 Modaliteti me kohëmatës
Caktimi i kohëmatësve të fikjes 1-2-3-5h
Kur aktivizohet kohëmatësi i fikjes 1-2-3-5h, pajisja fiket automatikisht
pas një numri të caktuar orësh.
Shtypni tastin Fan për të caktuar orën e dëshiruar.
Ndizet kohëmatësi portokalli i pajisjes.
Koha e mbetur shfaqet në telekomandë me rritje 1-orëshe.
Anulimi i kohëmatësit:
▶Shtypni tastin Set/C ose tastin .
Shuhet drita e kohëmatësit portokalli e pajisjes.
Koha aktuale shfaqet në telekomandë.
Kohëmatësi i fikjes 1-2-3-5h ka përparësi mbi kohëmatësin e ndezjes/
fikjes. Kur kohëmatësi i fikjes 1-2-3-5h caktohet kur pajisja nuk është në
punë, pajisja fillon të punojë dhe ndalon pas caktimit të periudhës.
Caktimi i kohëmatësit të fikjes
Shtypni butonin .
Pulson ekrani për kohëmatësin e fikjes.
▶Shtypni tastin . ose /për të caktuar kohën e dëshiruar.
(Koha mund të rregullohet me rritje ose ulje 10-minutëshe.)
▶Shtypni tastin Set/C.
Ndizet kohëmatësi portokalli i pajisjes.
Kur caktohet kohëmatësi i fikjes, cilësimi i temperaturës rregullohet
automatikisht për të parandaluar tejngrohjen ose tejftohjen e ambientit,
p.sh. kur jeni në gjumë (funksioni automatik i gjumit).
Në modalitetin e ftohjes ose të heqjes së lagështisë:
Një orë pas nisjes së modalitetin me kohëmatës, cilësimi i
temperaturës rritet me 1 °C mbi cilësimin fillestar të temperaturës.
Në modalitetin e ngrohjes:
Një orë pas nisjes në modalitetin me kohëmatës cilësimi i
temperaturës bie me 3 °C nën cilësimin fillestar të temperaturës.
Caktimi i kohëmatësit të ndezjes
Shtypni butonin .
Pulson ekrani për kohëmatësin e ndezjes.
▶Shtypni tastin . ose /për të caktuar kohën e dëshiruar.
(Koha mund të rregullohet me rritje ose ulje 10-minutëshe.)
▶Shtypni tastin Set/C.
Ndizet kohëmatësi portokalli i pajisjes.
Pajisja ndizet përpara kohës së caktuar. Kjo bën të mundur që ambienti
të arrijë temperaturën e dëshiruar në kohën e programuar të ndezjes
(funksioni i zgjimit).
0010035536-001
0010031001-001
0010030499-001
OBJ_DCL-6721831490-006.fm Page 177 Wednesday, October 13, 2021 12:09 PM

Table of Contents

Other manuals for Bosch Climate Class 6000i

Related product manuals