EasyManua.ls Logo

Bosch Climate Class 6000i - Modaliteti I Vetëpastrimit; Modaliteti Multi-Space; Sensori I Lëvizjes; Ulja E Zhurmës

Bosch Climate Class 6000i
208 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Përdorimi
Climate Class 6000i/8000i 6721831490 (2022/11)
178
Anulimi i të gjithë kohëmatësve
Shtypni tastin Set/C.
Shuhet drita e kohëmatësit portokalli e pajisjes.
Koha aktuale shfaqet në telekomandë.
Kombinim i kohëmatësve të ndezjes dhe të fikjes
Kohëmatësit e ndezjes dhe të fikjes mund të caktohet në të njëjtën kohë.
Secili kohëmatës mund të programohet për t'u aktivizuar përpara tjetrit.
Caktoni kohëmatësin e ndezjes dhe të fikjes.
Cilësimet kombinohen automatikisht.
Shembull:
Ora aktuale: 21:00
Kohëmatësi i fikjes në 11:00 të natës
Kohëmatësi i ndezjes në 7:00 të mëngjesit
Një shigjetë ( ose ) në krah të ekranit të kohëmatësit tregon se cili
kohëmatës aktivizohet i pari.
Kohëmatësi i ndezjes dhe i fikjes nuk mund të programohet për vënien në
punë të pajisjes në temperatura të ndryshme apo cilësime të tjera.
3.11.3 Ulja e zhurmës
Ky funksion ul zhurmën e njësisë së jashtme gjatë funksionimit. Është
veçanërisht i dobishëm nëse nuk doni të shqetësoni fqinjët gjatë natës.
Gjatë funksionimit, shtypni tastin .
Për të ndaluar funksionin:
Shtypni sërish tastin .
Gjatë reduktimit të zhurmës disa modalitete mund të mos arrijnë
potenticalin e tyre të plotë të rendimentit. Niveli i zhurmës nuk
reduktohet nëse është tanimë mjaftueshëm i ulët kur është i
qëndrueshëm.
3.11.4 Modaliteti Multi-Space
Modaliteti Multi-Space nuk mund të aktivizohet në modalitetin
automatik. Tasti është joaktiv.
Me shtypjen e këtij tasti kondicioneri mund të përdoret për ftohjen apo
ngrohjen e disa dhomave në një shtëpi të mirizoluar.
Shtypni tastin gjatë modalitetit të ftohjes ose të ngrohjes.
Gjatë modalitetit të ngrohjes telekomanda tregon .
Gjatë modalitetit të ftohjes telekomanda tregon .
Këndi i rrjetës së fluksit të ajrit ndryshon në pozicionin për dërgimin
e ajrit në distancë. Telekomanda tregon dhe .
Anulimi i modalitetit Multi-Space:
Shtypni sërish tastin .
Pajisja punon në shpejtësi ekstra të lartë të ajruesit për dërgimin e ajrit
të kondicionuar në distancë. Pas 15 minutash pajisja kalon në shpejtësi
të lartë të ventilatorit.
Tas ti Fan është joaktiv në këtë modalitet.
Efikasiteti i këtij funksioni mund të ndryshojë në varësit të strukturës së
ambientit, pozicionit të instalimit të pajisjes dhe shkallën e izolimit të
ambientit në fjalë.
3.11.5 Modaliteti i vetëpastrimit
Modaliteti i vetëpastrimit redukton rritjen e myqeve falë joneve
Plasmacluster dhe than brendësinë e pajisjes. Ky funksion
rekomandohet kur ndryshojnë stinët.
▶Shtypni tastin Clean kur pajisja nuk është duke punuar.
Telekomanda tregon për një minutë.
Ndizet llamba blu e Plasmacluster në pajisje.
Pajisja fiket pas 90 minutash.
Anulimi i modalitetit të vetëpastrimit:
▶Shtypni tastin Stop.
Shuhet llamba blu e Plasmacluster në pajisje.
Temperatura, shpejtësia e ajruesit, drejtimi i fluksit të ajrit apo
kohëmatësi nuk mund t caktohen në modalitetin e vetëpastrimit.
Myqet e rritura tanimë nuk mund të eliminohen nga ky proces.
3.11.6 Sensori i lëvizjes
Gjatë modalitetit automatik shtypni tastin Eco që të aktivizohet
sensori i lëvizjes ( figura 1, [6]).
Njësia e brendshme komandohet me inteligjencë, në varësi të
pranisë/mungesës së njerëzve dhe nivelit të lëvizjeve në ambient.
Funksioni me aktivitet të ulët: Nëse sensori nuk dikton lëvizje në
ambient për 60 minuta, kondicioneri e ul rendimentin. Sapo vihen
sërish re lëvizje në ambient, rendimenti rritet në vlerën normale.
Funksioni me aktivitet të shtuar: Kur rritet niveli i aktivitetit të
diktuar, ulet temperatura e caktuar. Në modalitetin e ftohjes rritet
edhe shpejtësia e ventilatorit. Kur caktohet lëvizja automatike
vertikale, drejtimi i fluksit të ajrit caktohet për poshtë me kënd.
Nëse sensori i lëvizjes nuk e njeh saktë personin, kjo mund të jetë për
shkaqet e mëposhtme:
Nuk ka lëvizje për një periudhë të gjatë (p.sh. personi po fle, është
foshnjë e vogël ose person që nuk mund të lëvizë për shkak lëndimi
apo sëmundjeje).
Është ekspozuar vetëm një pjesë e vogël e lëkurës (p.sh. personi
mban pulovër, veshje të trasha dhe i ka kthyer kurrizin kondicionerit).
Lëvizjet fshihen nga mobiliet.
Diferencë e ulët e temperaturës së ambientit dhe të trupit të vetë
personit (temperatura e ambientit mbi 30 °C.)
Nëse sensori i lëvizjes dikton gabimisht një a më shumë persona, kjo
mund të jetë për shkaqet e mëposhtme:
Ka kafshë të vogla si p.sh. mace dhe qen që vrapojnë përreth.
Ka shumë dritë dielli ose ajër të ngrohtë që hyn në dhomë.
Në dhomë ka një objekt me temperaturë të lartë, p.sh. kalorifer.
Temperatura e ambientit ndryshon shpesh papritur.
OBJ_DCL-6721831490-006.fm Page 178 Wednesday, October 13, 2021 12:09 PM

Table of Contents

Other manuals for Bosch Climate Class 6000i

Related product manuals