418
Shqip
Shënim:
Sensori i dritës ndodhet nën butonin e ndezjes. Sigurohuni që të mos
pengohet nga ndonjë objekt tjetër.
Hapat e parë
Lidhja e energjisë elektrike
Paralajmërim: Rrezik për goditje elektrike! Kur hiqni ushqyesin nga priza,
gjithmonë hiqeni duke tërhequr spinën nga priza. Mos e tërhiqni kurrë
kordonin.
Lidhni përshtatësin elektrik:
-
Në fillim, në folenë elektrike në pajisje.
-
Më pas, në prizën elektrike në mur.
Instalimi i filtrave
Hiqni të gjithë materialin e paketimit të filtrave përpara përdorimit.
Shënim: Sigurohuni që ajërpastruesi të jetë hequr nga priza elektrike përpara se
të instaloni filtrat.
1 Tërhiqni kapakun e parmë dhe hiqeni nga pajisja.