433
Shqip
3 Brenda 15 sekondave pas ndezjes, shtypni e mbani butonin dhe për
3sekonda për të rivendosur matësin e jetëgjatësisë së filtrave.
Vendruajtja
1 Fikni ajërpastruesin dhe shkëputeni nga priza.
2 Pastroni ajërpastruesin, sipërfaqen e filtrave (shihni kapitullin "Pastrimi dhe
mirëmbajtja").
3 Lërini të gjitha pjesët të thahen plotësisht në ajër përpara se ta vendosni në
ruajtje.
4 Mbështillini filtrat me qese plastike hermetike.
5 Ruajeni ajërpastruesin dhe filtrat në një vend të freskët dhe të thatë.
6 Lani gjithmonë mirë duart pas veprimeve me filtrat.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen.
Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm,
kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.
Problemi Zgjidhja e mundshme
Pajisja nuk punon më si duhet. Kontrolloni nëse kapaku i parmë është instaluar siç duhet.
Nëse jo, për arsye sigurie, pajisja do të ndalojë së punuari.
Drita sinjalizuese për ndërrimin e filtrit ka qenë e ndezur, por
ju nuk e keni ndërruar filtrin përkatës. Si rezultat, pajisja tani
është e bllokuar. Në këtë rast, ndërroni filtrin dhe resetoni
numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit.
Rryma e ajrit që del jashtë nga vrima e daljes
së ajrit është dukshëm më e dobët sesa më
parë.
Sipërfaqja e filtrit është ndotur. Pastroni sipërfaqen e filtrit
(shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
Cilësia e ajrit nuk përmirësohet, edhe pse
pajisja ka qenë në punë për një kohë të
gjatë.
Kontrolloni nëse e keni hequr nga filtri materialin e paketimit.
Sigurohuni që dy filtrat (FY4200) të instalohen saktë.
Dhoma është e madhe ose cilësia e ajrit jashtë është e keqe.
Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe
dritaret gjatë kohës që përdorni pastruesin e ajrit.