434
Shqip
Në ajrin brenda ka burime ndotëse. Për shembull, tym
duhani, tym gatimi, tym djegieje.
Filtri po arrin fundin e jetëgjatësisë së përdorimit. Ndërroni
filtrat me të reja.
Pajisja lëshon një aromë të çuditshme. Herët e para që përdorni pajisjen, ajo mund të lëshojë një
aromë plastike. Kjo është normale. Megjithatë, nëse pajisja
lëshon një aromë djegieje edhe nëse hiqni filtrin, atëherë
kontaktoni me shitësin e "Philips" ose me një qendër shërbimi
të autorizuar nga "Philips". Filtri mund të lëshojë aromë pasi
është përdorur për një farë kohe, për shkak të thithjes së
gazeve të ajrit të brendshëm. Rekomandohet që ta
riaktivizoni filtrin duke e vendosur atë në dritën direkte të
diellit për të vazhduar përdorimin e tij. Nëse ka ende aromë,
ndërroni filtrat.
Pajisja bën shumë zhurmë. Është normale nëse pajisja punon në modalitetin "Turbo".
Pajisja punon në shpejtësi të lartë kur cilësia e ajrit është e
keqe, çka shkakton zhurmë më të madhe. Kur përdorni
pajisjen në një dhomë gjumi gjatë natës, zgjidhni shpejtësinë
"Sleep".
Nëse ka zhurmë jonormale, kontaktoni me qendrën e
kujdesit për klientin në vendin tuaj.
Pajisja tregon ende se më duhet të ndërroj
filtrin, ndërkohë që sapo e bëra.
Ndoshta nuk keni resetuar numëruesin e jetëgjatësisë së
filtrit. Ndizni pajisjen. Më pas shtypni e mbani butonin dhe
njëherësh për 3sekonda.
Në ekran shfaqet kod i gabimit "E1". Motori ka probleme funksionimi. Kontaktoni me qendrën e
kujdesit për klientin në vendin tuaj.
Konfigurimi i Wi-Fi nuk përfundoi me sukses. Sigurohuni që smartfoni juaj të jetë i lidhur me një rrjet Wi-Fi
2,4 GHz (shtëpie) në vend të një rrjeti Wi-Fi 5 GHz apo Wi-Fi
publik. Për çiftim të suksesshëm, ju sugjerojmë të fikni
internetin celular përpara se të filloni procesin e çiftimit.
Sigurohuni të aktivizoni lejet e mëposhtme: "Location",
"Storage", "Bluetooth" dhe "Local Network" në smartfon. Pas
një konfigurimi të suksesshëm të Wi-Fi, mund t'i ndryshoni
cilësimet e lejeve sipas dëshirës.
Verifikoni që të keni futur fjalëkalimin e saktë të Wi-Fi.
Fjalëkalimi bën dallim mes shkronjave të vogla dhe të mëdha
dhe ka një kufi prej 63 germash. Nuk lejohen simbolet
joshkronjore.
Sigurohuni që emri i rrjetit të Wi-Fi të shtëpisë të jetë i saktë.
Emri i rrjetit bën dallim mes ë germave të mëdha e të vogla.
Nëse jeni duke përdorur VPN në smartfon, çaktivizojeni
përpara se të filloni procesin e çiftimit.
Nëse rrugëzuesi juaj ka një listë bllokimi të konfiguruar për të
bllokuar çiftimin, çaktivizojeni listën për të siguruar lidhje të
suksesshme.